Platini pro Shqipërisë, por Blater e zbret tre vendeShqipëria bëri një “prapa-kthehu” me 3 vende, dhe tashmë gjendet e pozicionuar në vendin e 86-të në renditjen botërore të FIFA-s. Azerbajxhani, kundërshtari ynë i miqësores së 19 nëntori

Shqipëria bëri një “prapa-kthehu” me 3 vende, dhe tashmë gjendet e pozicionuar në vendin e 86-të në renditjen botërore të FIFA-s për muajin nëntor, teksa 30 ditë më parë ishte në të 83-in. Humbja me Hungarinë ka kushtuar jo pak, por -6 pikë, edhe pse barazuam me Portugalinë katër ditë më pas (15 tetor).
Kështu, tashmë jemi në vendin e 86-të me 410 pikë, 13 vende më pak se rekordi i këtij viti, ai i muajit shkurt 2008, kur ndodheshim në vendin e 73-të.
Shqipëria renditet e 39-a në Europë nga 53 vende që aderojnë në UEFA
Nga kundërshtarët e tjerë të eliminatoreve të Botërorit 2010, situata është kjo:
Portugalia: 10 në FIFA; 9 në UEFA, 1058 pikë, + vende
Suedia: 289 në FIFA; 18 në UEFA, 776 pikë -1 vend
Danimarka: 34 në FIFA; 22 në UEFA, 757 pikë, - 3 vende
Hungaria: 56 në FIFA; 31 në UEFA, 551 pikë, + 6 vende
Shqipëria: 86 në FIFA; 39 në UEFA, 410 pikë, - 3 vende
Malta: 150 në FIFA; 49 në UEFA, 153 pikë ,- 4 vende.
Azerbajxhani, kundërshtari ynë i miqësores së 19 nëntorit ka ngjitur 9 vende dhe ndodhet në vendin e 134-t në FIFA (208 pikë) dhe në të 48-in në UEFA
Renditja botërore kryesohet nga Spanja (1657 pikë), Gjermania (1413 pikë) e Italia (1356 pikë.
E Merkure, 12 Nentor 2008