E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat italiane: Taçi kërkon aksione te MilaniSipas Affaritaliani.it, Berluskoni e Galiani duhet t’i japin “OK-in e tyre Taçit për të blerë një kuotë sinjifikative aksionesh të Milanit.

Pas rrëzimit të opsionit të blerjes së Bolonjës (80 për qind të aksioneve), biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, dëshiron të bëhet aksionist te Milani. Lajmi jepet nga uebsajti italian Affaritaliani.it, që thekson se ideja e shqiptare mund të konkretizohet me lehtësi, nisur edhe nga fakti se Taçi ka marrëdhënie të shkëlqyera me Silvio Berluskonin.

“Ishte pikërisht Taçi, - shkruan portali nga vendi fqinjë, - ai që organizoi dy miqësore të Milanit në Shqipëri, duke paguar 4 milionë euro. Në vijim të kësaj, ishte në Milanon për t’u takuar me Adriano Galianin. Të dy janë parë duke ngrënë darkë në restorantin prestigjioz edhe në shoqërinë e Aldo Spinelit, presidentit të Livornos. Më pas, presidenti italiani Berluskoni prioti në pallatin qeveritar “Kixhi”.

Sipas medias italiane, Berluskoni e Galiani duhet t’i japin “OK-in e tyre Taçit për të blerë një kuotë sinjifikative aksionesh të Milanit.

E Premte, 07 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›