E Diel, 1 Nëntor 2026

Fiorentina, ofertë 9.5 mln euro për XhemailinFiorentina merr pjesë në Ligën e Kampioneve dhe në turin e katërt të kompeticionit evropian do të përballet me Sportingun e Lisbonës.

Fiorentina është duke menduar seriozisht për mesfushorin shqiptar Blerim Xhemaili, duke e vendosur atë në majën e listës së dëshirave.

Lajmi jepet nga faqja zvicerane 4-4-2.com.  Për 23-vjeçarin e Torinos është e interesuar fuqishëm edhe Palermo përmes presidentit të saj, Mauricio Zamparini, por Fiorentina ka përgatitur një ofertë të majme financiare: 9.5 milionë euro.

Fiorentina merr pjesë në Ligën e Kampioneve dhe në turin e katërt të kompeticionit evropian do të përballet me Sportingun e Lisbonës.

E Premte, 07 Gusht 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›