E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat kineze: Siria fajtore për Xinjiang

Mediat shtetërore kineze kanë akuzuar të hënën qeverinë dhe forcat opozitare siriane për trajnimin e ekstremistëve mysliman përgjegjës për trazirat më të përgjakshme në rajonin e thellë perëndimor Xinjiang.

Kina tradicionalisht ka fajësuar separatistët islamik Ujgur për dhunën në këtë krahinë, dhe i akuzon ata se duan të krijojnë një shtet të pavarur të Turkestanit Lindor.

Në këtë fajësim të paprecendë, Pekini ka drejtuar gishtin nga Siria, pasi e krahason dhunën në krahinën e saj, si të ngjashme me atë në Siri e Pakistan, e jo si dhunë e prodhuar nga pakënaqësia e brendshme.

Shumë mysliman Ujgur në Xinjiang flasin që qeveria kineze ua mohon dhe kufizon kulturën, gjuhën dhe fenë. Kurse, Pekini i akuzon ujgurët për seperatizëm.

Forcat paraushtarake kineze kanë vërshuar rrugët e kryeqytetit Urumqi, pasi 35 njerëz ishin vrarë në dy sulmet e javës së shkuar, të cilat Kina zyrtarisht ka thënë se kanë ndodhur për shkak të larjes të hesapeve të grupeve që janë të angazhuara në aktivitete fetare ekstremiste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›