Egjiptianet protestojne ne sheshin Tahrir

Turma të mëdha njerëzish janë mbledhur në sheshin Tahrir në Kajro, në prag të protestës masive, përmes së cilës kërkohet dorëheqja e presidentit aktual Mohammed Morsi.
Mijëra persona e kane kaluar natën në sheshin tashmë të famshëm ku zakonisht zhvillohen protesta, me të cilat ishte përmbysur edhe regjimi i ish-presidentit Hosni Mubarak. Protesta, pritet të mbahen edhe para Pallatit Presidencial në Kajro dhe në tërë Egjiptin, kur po shënohet 1 vjetori i Morsit në pushtet. Kundërshtarët e tij e akuzojnë atë për dështim në rugen e rimekembjes ekonomike dhe probleme me sigurine.
Por, përkrahësit e Morsit planifikojnë që tju kunderpergjigjen me proteste. Ata kembengulin perball opozites se ai u zgjodh ne menyre demokratike dhe duhet ta coj ne fund mandatin e tij.