Mediat qipriote: Humbja ndaj Shqipërisë, katastrofë
Humbja e Qipros në miqësoren ndaj Kuqezinjve shqiptarë do të mbahet mend gjatë nga skuadra Ishullore. Analistët dhe opinonet sportive në Qipro e kanë cilësuar si një katastrofë humbjen me rezultatin 6-1. Gazeta prestigjoze "Politis Sports" kishte vendosur titullin "Shkatërrim Kombëtar". Ndërsa në brendësi të shkrimit nuk mungonin as kritikat për lojtarët. Ndërkaq edhe revista sportive qipriote "Gjipedho" nuk i ka kursyer kritikat dhe akuzat në adresë të përfaqësueses teksa shkruar se qipriotët ishin turistë në Shqipëri. Ndërsa nga ana e tij menaxheri i skuadrës ishullore ka akuzuar disa lojtarë duke thënë se disa prej tyre nuk e kanë dëgjuar trajnerin.