Mediat ruse të varura nga Kremlini

Raportet e ndryshme tregojnë për udhëheqësit e vendit duke vizituar fabrika, duke qeshur me homologët e huaj, duke qortuar vartësit e tyre, gjë që shumë njerëz thonë që është propagandë e ngathët.
Televizioni NTV, një nga tri rrjetet kryesore, shpesh e ka kritikuar Kremlinin, përpara se Vladimir Putin të bëhej president në vitin 2000.
Pronari i NTV ishte i burgosur përkohësisht dhe stacioni i tij ishte marrë me forcë nga kompania shtetërore Gazprom.
NTV iu bashkua kanaleve shtetërore 1 dhe 2, duke transmetuar raportet e Aleksei Simonovit, kreu i Fondacionit për mbrojtjen e lirisë së shtypit Glasnost, i karakterizuar si agjitacion dhe propagandë e miratuar nga Kremlini.
Sipas Qendrës Levada, që është agjenci e pavarur për sondazhe, kjo është e gjitha që Kremlinit i duhet për të manipuluar opinionin publik.
Sepse, rreth 80 për qind e popullsisë atje i merr lajmet nga këto televizione të kontrolluara nga shteti.
Përfaqësuesi i kësaj agjencie, Denis Volkov, thotë se ngjarjet të cilat Kremlini nuk dëshiron të publikohen, si skandali ndërkombëtar për vdekjen e avokatit Sergei Magnitski në burg, zakonisht nuk dihen në publik.