E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet e ushqimeve do të rriten

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara për ushqim, njoftuan të hënën se çmimet për oriz, miell dhe ushqimet tjera themelore për jetë, pritet të mbeten jo stabile dhe me gjasë do të rriten.

Sipas një raporti të publikuar në Romë, kjo do t’i godasë veçanërisht fermerët e varfër dhe konsumatorët në Afrikë.

Raporti është publikuar nga Organizata për Ushqim dhe Agrikulturë e OKB-së, Programi Botëror i Ushqimit dhe Fondi Ndërkombëtar për Zhvillim të Agrikulturës i OKB-së.

Në raport, kërkohet nga qeveritë t’i realizojnë premtimet për shkëmbimin e informacioneve për nivelet e ushqimit për të evituar rritje të papritur të çmimeve, që kishin shkaktuar trazira në periudhën 2006-2008.

Po ashtu kërkohen edhe më tepër investime afatgjata në agrikulturë në vendet e varfra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›