E Diel, 1 Nëntor 2026

Zonja e Pare e Frances portretizohet si nje donzhuane

Biografia

Ne nje biografi te paautorizuar Karla Bruni gruaja e Presidentit francez Sarkozi eshte portretizuar si nje donzhuane e koheve moderne. Ne te shkruhet se ajo e poshteron te shoqin duke ftuar ish te dashurit e saj per te kaluar pushimet me ciftin presidencial. Libri titullohet Karla Bruni jeta e fshehte i shkruar nga gazetarja investigative Besma Lahouri hedh teresisht poshte imazhin te cilin ish-modelja dhe vete pallati Elize jane perpjekur qe te krijojne per publikun dhe qe sipas autores se librit eshte teresisht i pavertete. Ky imazh tenton qe ta shfaqe Brunin si nje zonje te turpshme dhe te ndrojtur.

Nderkaq libri rrefen per marredheniet intime qe Karla ka pasur me nje liste te gjate njerezish te famshem ne te cilet futen kengetare rroku aktore filozofe e te tjere. Ne kete liber thuhet edhe se italiania 42-vjecare e cila u martua me Presidentin francez Sarkozi pas nje romance shume te shkurter me te ka bere edhe operacione plastike. Autorja pretendon ne librin e saj se ne vilen qe Bruni ka ne rivieren franceze ka ftuar nje vit me pare ish te dashurit e saj per te kaluar kohen e lire. Lahouri shkruan Qekur Sarkozi u martua me gruan qe konsiderohet si ngrenese burrash i duhet qe cdo dite te perballet edhe me fantazmat e ushtrise se te dashurve te Brunit.

Libri rrefen edhe per shkaterrimin psikologjik qe u ka shkaktuar Bruni disa prej meshkujve me te cilet ka qene e lidhur pasi ka vendosur qe ti lere. Por nderkohe ka hedhur poshte zerat qe qarkulluan per ciftin presidencial ne fillim te vitit sipas te cileve secili prej tyre kishte nderkohe marredhenie intime me te trete. Libri qe ka dale ne shitje ne France te henen thote se e shkuara e Brunit eshte shkaku me i madh i grindjeve te ciftit presidencial. Ne liber flitet edhe per fushaten qe ndermori pallati Elize ne vitin 2008 per ta shnderruar imazhin e Brunit ne ate te nje gruaje te denje per te qene Zonja e Pare e Frances qe nje nga virtytet e saj me te dukshme kishte ndrojtjen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›