E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat serbe: Hiqen barrikadat në Leposaviç

Mediat serbe bëjnë me dije se orët e vona të mbrëmjes së kaluar janë hequr një pjesë e barrikadave të vëna në Lesposaviç në rrugën që çon drejt kufirit në Jarinje.

Sipas lajmeve të cituara nga RTK, janë hequr nga rruga kamionët dhe drurët që serbët i kishin vënë prej 25 korrikut.

Kryetari i komunës paralele të Leposaviqit Branko Niniç ka thënë se ”serbët do të organizohen në rolin e kujdestarëve dhe në këtë mënyrë në të ardhmen do të kontrollojnë situatën në vendkalimin në Jarinje”. Ai ka shtuar se në këtë mënyrë kjo komunë do të respektojë vendimin që e kanë arritur qeveria e Serbisë dhe KFOR-i.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›