E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Obama nderon ushtarët e vrarë në Afganistan

Trupat e pajetë të 30 ushtarëve të SHBA-së dhe tetë afganëve të cilët humbën jetën kur helikopteri i tyre u rrëzua në Afganistan, kanë arritur në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti amerikan Barak Obama, mori pjesë në një ceremoni private në nderim të viktimave.

Zyrtarët thanë se Obama është takuar me familjarët e viktimave dhe u ka shprehur ngushëllimet e tij.

Sipas tyre nga personat e vrarë, dy amerikanë dhe afganë, janë ende të paidentifikuar.

Tridhjetë trupat amerikane, duke përfshirë më shumë se 20 nga forcat speciale amerikane, shtatë komando afganë dhe një përkthyes, u vranë të shtunën, kur helikopteri amerikan u rrëzua nga një bombë e hedhur nga militantët talebanë në provincen Vardak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›