Mediat serbe: Thaçi FSK-në në veri të dëbojë serbët
PRISHTINE- Gazeta e Beogradit, ‘Kurir’ shkruan se Hashim Thaçi e ka ngritur në shkallën më të lartë gatishmërinë e njësisë speciale të Policisë së Kosovës. Sipas kësaj të përditshmeje, “njësitë speciale janë të gatshëm të nisen në aksion për dëbimin e serbëve të mbetur në krahinën veriore të Kosovës, tregojnë të dhënat më të reja informative të kreut shtetëror serb”. Sipas pohimeve të një burimi të kësaj gazete, “plani i Thaçit, në rast se Beogradi nuk e nënshkruan marrëveshjen me Prishtinën, është që komandot e policisë të pastrojnë veriun e Kosovës dhe enklavat serbe, në mënyrë që të vendoset pushteti edhe në veri të vendit. Pasi BE-ja u ka dhënë afat negociatorëve të të dy palëve që deri të martën të vendosin për ofertën e Brukselit komandot shqiptare brenda 48 orëve do të mund të nisen drejt serbëve”.
“Ne nuk mund të reagojmë, sepse dërgimi i ushtrisë apo policisë për të mbrojtur njerëzi tonë do të paraqiste shkelje të marrëveshjes së Kumanovës. Jemi në situatë të vështirë, po mendojmë si të veprojmë”, shtoi ky burim.
Sipas agjencisë informative serbe të sigurisë, BIA, ajo disponon me të dhëna operative se shqiptarë po përgatisin operacionin “Stuhia në veri”.
I pyetur nga kjo gazetë, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi thuhet që nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që, në rast të mosarritjes së marrëveshjes Serbi-Kosovë, Prishtina të nisë me vendosjen e autoritetit (pushtetit) në veri të Kosovës me anë të përdorimit të forcës. “Nuk mund të paragjykoj”, ka thënë shkurt Rexhepi.
FSK: Gënjeshtra
“Krejt ato çfarë thuhen në mediat serbe, rreth Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë gënjeshtra të kulluara”, thotë komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati.
I kontaktuar nga Express, Kastrati hodhi poshtë gjithçka që është thënë nga mediat e Serbisë, duke e sqaruar qartë se roli i FSK-së nuk përputhet me atë çfarë është shkruar në Serbi.
“Misioni ynë nuk është ai për të dalë në veri apo për të intervenuar. Ne jemi duke i kryer punët sipas mandatit dhe misionit që e kemi. Çfarëdo që është thënë absolutisht nuk është e vërtetë. Ne i kryejmë detyrat e rëndomta që i kemi kryer dje, sot, e që një vit. Qëllimi ynë është me e ngrit FSK-së në aspektin profesional e jo me e përgatit për Veri. Ajo është punë e policisë e jo e FSK-së”, ka thënë Kadri Kastrati, komandanti i FSK-së për Express.
Ndërkohë javën e kaluar Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) e kreu një stërvitje taktike në afërsi të Mitrovicës.
(d.b/BalkanWeb)