E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ dhe Autoriteti Audioviziv të hënën marrëveshje

TIRANË- Monitorimi i fushatës elektorale të zgjedhjeve të 23 qershorit synohet përmes një marrëveshje bashkëpunimi mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive(AMA).

Të hënën, KQZ pritet të miratojë pr/vendimin përkatës për këtë marrëveshje, e cila parashikon rregullat, mënyrën dhe afatet e shfrytëzimit të kapaciteteve teknike të AMA-së për nevojat e monitorimit.

Gjithashtu, pr/marrëveshja parashikon dhe të drejtat dhe detyrimet respektive që do të kenë të dyja palët në kuadrin e monitorimit të fushatës zgjedhore të procesit të ardhshëm.

Në hartimin e pr/marrëveshjes është marrë dhe mendimi i ekspertëve të AMA-së.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›