Mediat spanjolle elozhe Valdet Ramës

Mediat spanjolle i kanë thurur elozhe për paraqitjet e fundit me Kombëtaren e Shqipërisë, mesfushorit kosovar të Real Valladolid Valdet Rama.
Sipas tyre, lojtari i klubit të Primera Division e gjen veten më mirë me përfaqësuesen shqiptare sesa në klubin aktual. ''Ka shënuar tre gola në pesë ndeshje me Shqipërinë, ndërsa në ndeshje për Valladolin nuk ka mundur të realizojë asnjëherë''.
Më tej evidentohet fakti se mesfushorit nuk i është dhënë hapësira e duhur te Valladolidi. Mediat spanjolle kritikojnë për këtë trajnerin Juan Martinez./indeksonline/