E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konte: Sfidë e rëndësishme vetëm për Interin

23194Antonio Konte ka mënyrën e tij për të thumbuar Interin në prag të përplasjes së madhe të San Siros. Sipas teknikut 44vjeçar ky derbi i Italisë është shumë i rëndësishëm, sidomos për zikaltrit. “Për ata është një ndeshje vendimtare, mbi të gjitha sa u përket stimujve. Është e njëjta gjë që na ndodhi neve vitin e kaluar me Milanin, në atë takim që na dha vetëbesimin se mund të rivalizojmë në nivelet më të larta. Për këtë arsye duhet të bëjmë shumë kujdes me Interin, sepse zikaltrit mund të luftojë për kreun e renditjes.” Konte bën analogji mes Interit të sotëm me Juventusin e tij të dy viteve më parë, por nuk dëshiron ti japë mundësinë kundërshtarit që të arrijë të fitojë titullin. “Dy vjet më parë të gjithë deklaronin se kishim gabuar në merkato, se ishim për vendin e shtatë, por në fund fituam kampionatin. Shpresoj që këtë vit të mos ndodhë e njëjta gjë me Interin. Sezonin e kaluar ata zhvilluan një kampionat të dobët, por Maxarri mund të punojë gjithë javën për ta përgatitur ndeshjen. Interi e ka bazën e skuadrës, ndryshe nuk do të na kishin mundur në Juventus Stadium.” Sezonet e fundit nuk kanë munguar polemikat në distancë mes Kontes dhe Maxarrit, por trajneri i Juventusit di ti japë kundërshtarit atë që meriton. “Interi ka një grup shumë të mirë, një trajner të aftë, që i ka treguar tashmë vlerat e tij. Aftësitë e një trajneri duken me rritjen e grupit. Këtë ka bërë Macarri te Napoli, duke i ngritur lojtarë të tillë si Laveci, Hamshik dhe Kavani sa i përket nivelit cilësor. Interi është në duar të sigurta.” Vuçiniç dhe Barzali i janë bashkuar grupit në seancat e fundit, por Konte shpjegoi se do të vendosë në momentin e fundit nëse do ti aktivizojë titullarë. Ndërsa sa i përket qëndrimit në stol të Llorentes, ai tha se vendimi i përket vetëm atij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›