Maxari nxeh sfidën: Zbresim në fushë për të fituar
Trajneri i Interit, Valter Maxari ka dhënë një konferencë për shtyp, një ditë përpara ndeshjes InterJuventus. Maxari shprehet për mediat italiane se ekipi i tij është gati për tu përballur sot në orën 18:00 me kampionët e Italisë.
Çfarë kuptimi ka Inter-Juventus? Dhe çfarë mesazhi i keni dhënë lojtarëve?
Dje (të premten) kanë ardhur lojtarët e fundit të kombëtareve dhe kështu nuk kam mundur të bëj një bashkëbisedim me të gjithë ashtu siç duhet, më kanë këshilluar se ata ishin të gatshëm dhe të interesuar për atë që do të flisja sot (dje). Më pas do të shikojmë kushtet e tyre dhe do të korrigjojmë. Ajo që kam bërë me ata lojtarë më të gatshëm është se kam korrigjuar gabimet e ndeshjes kundër Catanias. Është e nevojshme të jemi vigjilent që nga minuta e parë. Kjo është edhe ideja se çfarë do ti them djemve sot(dje), ose të shikojmë veten tonë. Ne rast se jemi të kujdesshëm në fazën mbrojtëse dhe arrijmë të zhvillojmë lojë në fazën sulmuese, mund të bëhemi të bezdisshëm për kundërshtarin.
Tre pikët vlejnë më shumë për Interin?
Këtu shikohet vetëm rezultati, por kjo skuadër duhet fillimisht të mendojë përpara se të bëjë një ndeshje të nivelit të lartë. Nganjëherë episodet bëjnë diferencën, në rast se bën një gjuajte dhe bën gol dhe më pas mbron rezultatin, fiton një ndeshje por në proces afatgjatë bën shumë pak rezultate. Më është dhënë një skuadër për të rritur nivelin e tyre në çdo aspekt.
Mbi fjalët e De Laurentiis:
Nuk më intereson ajo që thonë të tjerët mbi mua, më interesojnë vetëm ata që punojnë me mua se çfarë thonë. Kjo është edhe filozofia ime.
Një barazim mund të jetë një objektiv?
Për mua kur zbres në fushë gjithmonë duhet kërkuar maksimumi, pa menduar për rezultatin. Dhe me Juventusin do të kërkojmë të bëjmë më të mirën për veten tonë. Në 95 minuta dua që të shikoj këtë lloj disipline, më pas të shikojmë rezultatin. Ka qene gjithmonë besimi im. Juventusi ka fituar skudeton me mbrojtjen më të mirë, Napoli e dyta, kishte sulmin më të mirë, por mbrojtjen më pak të mirë. Faza e mbrojtjes është shumë e rëndësishme, e gjithë skuadra duhet të jetë kompakte. Skuadrat e mia nuk janë përçarë për të vënë në vështirësi kundërshtarin.
Ka ndonjë gjë që kërkoni nga lojtarët për sjelljen e tyre?
Mund të jem dakord mbi faktin se një fitore për ne do të ishte e rëndësishme sepse jemi në rritje dhe duhet të përvetësojmë vetëbesim. Juventusi ka përvetësuar autoritet dhe përvojën, ndërkohë ne në këtë sens mund të përfitojmë nga suksesi për të rritur vetëbesimin.
Keni pasur polemika me Konten? Në të ardhmen do të jeni në gjendje të rivendosni gjuhën e duhur?
Në rast se ka pasur diçka që e ka ofenduar kërkojani atij. Unë mendoj se nuk kam thënë asgjë që të bezdisë atë. Fjalët për ndryshimin e modulit kundër Napolit ishin një kompliment, por në qoftë se e ka keqkuptuar kjo nuk varet nga unë.
Alvarez mund të jetë pikë kyçe për ndeshjen?
Hezitoj të them se një lojtar i vetëm mund të ndryshojë një ndeshje. Në këtë lloj futbolli, skuadrat që janë bërë skuadra kanë ditur të mbajnë rezultate, me lojtarë individualiste është shumë e vështirë. Shpresoj që udhëtimi të mos i ketë humbur qartësinë.
Sa kampionate ka Juventusi?
Lërini ato, trajnerët nuk duhet të hyjnë në këto gjëra. Në futboll duhet qytetari dhe ne duhet të mendojmë në mënyrë të drejtë.
Tifozët ju kanë transmetuar diçka për rivalitetin me Juventusin?
Çdo ditë transmetohen, perceptohen. Por këto gjëra i bëjnë mirë sportit, e karikojnë, dhe mua personalisht më pëlqen kur ka presion. Shpresoj ti kënaq tifozët.
Mesfusha do jete sektori ku do luhet ndeshja?
Dhe faza difensive është fondamentale. I vlerësoj të gjithë, domethënë të njëmbëdhjete lojtarët. Mund të fitosh në një zonë, por dhe të humbësh në një zonë tjetër të fushës.
Palacio ka më shumë peshë se Tevez në Kombëtaren argjentinase. Çfarë mendoni?
Në Argjentinë ka shumë lojtarë, duhen parë dhe idetë e trajnerit. Kur ishte Mourinho tek Interi, Cambiasso nuk grumbullohej. Një lojtar bën gjëra që një trajneri nuk i pëlqejnë, ndryshe nga të tjerët. Mua më behet qejfi që Palacio është në Kombëtare.
Keni në mendje diçka për të ndaluar Pirlo?
Kur përgatis ndeshjet, është normale që përpiqem të limitoj lojën e skuadrës kundërshtare. Do ta shihni.
Milito është gati për të luajtur?
Do e grumbulloj, të shohim nëse do jetë nevoja për tu futur. Është shumë mirë, nëse do mund ta fusja në miqësoret e para, do ishte rritur dhe më shumë. Tani të shohim se çfarë do të ndodhë. Ai është një djalosh i shkëlqyer, e di se çfarë të bëjë.
E shihni me shume Alvarez si sulmues te dyte apo si mesfushor?
Mund të bëjë shumë role, e rëndësishme është që ai të bindë. Është një lojtar i nevojshëm, është mirë fizikisht. Nëse skuadra përparon akoma, mund ta përdor dhe si mesfushor, dhe aty ai luan shumë mirë.
Është dikush që ngjan me Cavanin këtu tek Interi?
Palacio është ai që i afrohet, por ka karakteristika të tjera. Rodrigo bën gjëra të tjera, por të dy ata janë lojtare të rëndësishëm.
Cili lojtar i Juventusi ju frikëson më shumë?
Juventusi është e fortë si skuadër, nuk dua të përjashtoj një lojtar. Janë të gjithë të zotë.
Juventusi është favorite për kampionatin?
Nuk ka nevojë që ta them unë, por futbolli është i bukur sepse disa herë nuk fiton më i forti, dhe kjo më karikon akoma më shumë. Shpresoj që djemtë të vazhdojnë të ecin përpara.