Serbet a duhet te dalin ne zgjedhje
Ceshtja e pjesemarrjes ose jo te serbeve ne zgjedhjet parlamentare te Kosoves te cilat jane paralajmeruar te mbahen me 12 dhjetor te ketij viti ka ngjallur kundershtime ndermjet perfaqesuesve te Keshillit Kombetar Serb ne veri te Kosoves dhe politikaneve nga pjesa qendrore e vendit. Millan Ivanovic nga Keshilli Kombetar Serb kundershton pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhje te pakten te atyre qe jetojne ne pjesen veriore duke thene se dalja ne to do te ishte ne kundershtim me interesat e vete serbeve.
Serbet nuk guxojne te dalin ne zgjedhjet parlamentare te dhjetorit sepse ne kete menyre do ta legjitimonin pavaresine e shtetit te veteshpallur dhe institucioneve te tij. Me kete serbet do te pozicionoheshin kunder interesave dhe ndjenjave te tyre per te mbetur ne sistemin kushtetues te Serbise.
Perndryshe qytetaret kane te drejte te vendosin sipas vullnetit te tyre se a do te marrin pjese ose jo. Por vendimet e tilla mund te rezultojne me pasoja shume te medha thote Ivanovic. Rangjell Nojkic politikan serb nga Kosova qendrore dhe perfaqesues i Levizjes Serbe te Riperteritjes thote se porosite e perfaqesuesve te Keshillit Kombetar Serb se serbet nuk guxojne te dalin ne zgjedhjet parlamentare te dhjetorit nuk do te honepsen nga serbet e Kosoves qe jetojne jashte veriut te vendit.
Kjo porosi te cilen e ka derguar Keshilli Kombetar Serb u eshte dedikuar serbeve qe jetojne ne veriun e Kosoves. Keshtu qe ajo nuk ka ndonje domethenie per serbet qe jetojne ne anen jugore te lumit Iber. Kjo qartesisht flet se Keshilli Kombetar Serb nuk gezon ndonje besim te serbet qe jetojne ne anen e poshtme te Ibrit.
Keto zgjedhje jane shume te rendesishme dhe vendimtare per bashkesine serbe duke pasur parasysh se jemi ne prag te bisedimeve. Qendrimi im dhe i subjektit tim politik eshte qe ne keto zgjedhje duhet te dilet dhe ne gjithsesi do te dalim. Konsiderojme se keto zgjedhje jane shume te rendesishme dhe vendimtare per bashkesine serbe duke pasur parasysh se jemi ne prag te bisedimeve Kosove-Serbi dhe te zgjidhjeve te rendesishme te ceshtjeve jetesore thote Nojkic.
Ai beson se serbet nuk do ti degjojne thirrjet per bojkot dhe se do te dalin masovikisht ne zgjedhje. Nojkic ben apel qe nje gje e tille te ndodhe edhe ne veriun e Kosoves ndonese pozicioni i tij gjeografik eshte i ndryshem me pjesen tjeter ku jetojne serbet.
Kjo sipas tij e ben me te ndjeshem veriun ndaj ndikimit te politikaneve qe kundershtojne zgjedhjet. Normalisht se ata ndikojne sidomos kur kihet parasysh se ata jane pjese e asaj popullate dhe gjithashtu gezojne privilegje. Prandaj nuk ka shume ndryshime ne mes te qendrimeve te njerezve te thjeshte dhe politikaneve gjegjesisht ndikimit te politikaneve te njerezit shprehet Nojkic.
Disa qytetare serbe te veriut te Mitrovices thone se nuk kane arsye per te dale ne zgjedhjet qe i organizojne institucionet e Kosoves. Ivan Llempic nuk beson ne efikasitetin e institucioneve kosovare. Une nuk e di se a ka fare legjitimiteti Qeveria e Kosoves qe ketu te ndermarre masat e saj. Thene shkurt jemi deshmitare se jane te paafte qe ta vene ne funksion gjyqesine arsimin dhe shendetesine - tri shtyllat esenciale te pushtetit. Mendoj se eshte e pamundur qe te funksionalizohet ky pushtet dhe bazuar ne kete serbet nuk do ti perkrahin zgjedhjet thote Llempic.
Jellena Cvetanovic thote se komuniteti serb nuk duhet te dale ne zgjedhje por nuk pajtohet me zotin Ivanovic sipas te cilit serbet nuk guxojne ta bejne nje gje te tille.
Nuk pajtohem me ate se nuk guxojme. Qeveria e Serbise ende nuk ka dhene ndonje pergjigje zyrtare lidhur me daljen dhe pjesemarrjen eventuale te serbeve ne zgjedhje. Duhet ta presim momentin se cfare do te thote Qeveria lidhur me kete ceshtje shprehet ajo. Millan Ivanovic nga Keshilli Kombetar Serb pret qe Beogradi zyrtar te mos iu rekomandoje serbeve te Kosoves te dalin ne zgjedhje e as te mbajne qendrim neutral lidhur me kete ceshtje. Nese qeveritaret ne Beograd do te mbajne qendrim neutral atehere do te tregojne se ata nuk kane politike te veten se nuk i mbrojne interesat shteterore dhe kombetare porse perfaqesojne nje politike te imponuar te Brukselit dhe Uashingtonit konkludon Ivanovic. Ushtruesi i detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasnici ka shpallur zgjedhjet e parakohshme me 12 dhjetor te ketij viti. Ky veprim ka ardhur pas votimit te mocionit te mosbesimit te Qeverise ne Kuvendin e Kosoves.