Tadic kerkon falje per masakrat ne Kroaci

Presidenti i Serbise Boris Tadic ka kerkuar falje per masakren e Vukovarit te vitit 1991 - krimi me i rende i kryer nga serbet gjate luftes ne Kroaci. Tadic eshte i pari udheheqes serb qe viziton Ovcaren vendin ku gjendej varreza masive e 260 kroateve te masakruar nga rebelet serbe te ndihmuar nga Ushtria Jugosllave ne vitin 1991. Tadic ne Ovcara pas vendosjes se kurores te memorali ne kujtim te te vrareve tha se po nderon viktimat dhe ofron serish ndjesen edhe keqardhjen e tij.
Presidenti serb dhe homologu i tij kroat Ivo Josipovic do te vendosin kurora dhe ne fshatin Paulin Dvor ku 19 civile thuajse te gjithe serbe jane vrare nga forcat kroate.
Vizita e Tadicit shihet si nje hap simbolik drejt pajtimit mes Kroacise dhe Serbise vende te cilat synojne integrimin evropian.