Mediat suedeze: Ibra te Napoli!

Zlatan Ibrahimovic pritet të largohet nga PSG në fund të këtij edicioni. Kështu shkruajnë edhe mediat suedeze të cilat thonë se Ibra nuk është aspak i kënaqur në Francë.
Një fakt të tillë e ka zbuluar gazeta suedeze “Aftonbladet”, e cila ka qenë gjithmonë shumë e afërt me lojtarin dhe shumë shpesh ka siguruar prej tij ekskluzive të rëndësishme.
Gazetarja Xhenifer Uegerup ka sqaruar për “Radio CRC” se si është situata reale e futbollistit.
“Ai emri i parë në listën e dëshirave të presidentit De Laurentis dhe transferimi i tij te Napoli nuk do të ishte aq i çuditshëm. Është e vërtetë që ka një rrogë shumë të lartë për skuadrat italiane por PSG nuk ka qenë kurrë një zgjedhje e vetë Zlatan, ai iu shit pa dëshirë klubit parisien. Ai do të dëshironte të luante në jug, Napoli i pëlqen" deklaron gazetarja suedeze.