Zbuluesi i Casillas: Iker nuk është mirë mendërisht!

Iker Casillas si duket po kalon në një krizë të cilën nuk e ka përjetuar në vitet e fundit.
Portieri i famshëm spanjoll ka humbur vendin në formacionin e parë të Reali, çka është një befasi e madhe pasi që konsiderohet si një nga portierët më të mirë në botë.
Ardhja e Jose Mourinhos si duket e ka bërë të veten duke bërë që Casillas shpeshherë të jetë i injoruar.
Casillas ka marrë një goditje sot edhe nga zbuluesi i tij si portier, trajneri Manolo Amieiro.
"Casillas është një futbollistë punëtor. E keqja e tij është se ai ka dobësi në aspektin mendor" deklaroj Armiero./Indeksonline/