E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat vlojnë nga historitë me homoseksualë në BB. Pyetja është se çfarë do ndodhë më 17 maj?

Share

Big Brother është ushqimi kryesor për mediat rozë në Tiranë. Por si rrallë ndonjëherë, historitë e mediave dominohen nga fjala homoseksual.

Gjithçka nisi kur një ish- konkurrent, Qetsor Ferunaj tha se djemtë aty brenda ishin homoseksualë.

Vazhdoi me daljen nga shtëpia të Elvisit, i cili deklaroi për një të përditshme se Vlashi, një tjetër konkurrent, ishte homoseksual. Elvisi tha se kishte dashur ta godiste Vlashin për shkak se ai kishte rënë në dashuri me të. Tani është mamaja e Vlashit që përgjigjet ndaj Elvisit, duke i thënë se është ai homoseksual. Ajo thotë se Elvisin e kanë mbajtur një muaj në shtëpi.

Si të mos mjaftonte kjo, Hermes Nika, një djalë që shfaqet në TV Klan në emisionin e mëngjesit dhe që njihet me emrin Zogu i Tiranës, ka deklaruar se është i dashuruar marrëzisht me Vlashin. Sipas Panorama Plus kjo është hera e parë që një i ri pranon një lidhje homoseksuale.

Natyrisht në Big Brother ka edhe histori të tjera homoseksuale me seks brenda në shtëpi, me puthje në buzë pa ndjenja, me shumtë të dashur që presin nga jashtë.

Pyetja të lind se cila është vërtet rinia shqiptare dhe a është kjo pasqyra e saj.

Dhe në kuadrin e këtyre historive me homoseksualizëm, të lind pyetja se çdo ndodhë më 17 maj në Tiranë. Shumë media të huaja i kanë kushtuar vëmendje faktit se në Tiranë do bëhet për herë të parë një paradë gay. Do të jetë në gjendje prapambetja e ububushme shqiptare ta gëlltisë aktivitetin Gay Parade në muajin maj? Kjo është një kureshtja ime, shkruan Mustafa Nano në blogun e tij. Mbetet për tu parë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›