E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të japësh biçikleta me qera në Tiranë? Ti vjedhin të gjitha

Share

Një vit më parë mediat në Tiranë raportuan për një iniciativë simpatike, të quajtur Ecovolis dhe që synonte dhënien me qera të biçikletave. Nisma synonte nxitjen e një shërbimi alternativ për transportin, në të mirë të qytetit dhe të vetë njerëzve që i përdorin.

Por një vit më pas, organizatorët thonë se të gjithë biçikletat janë vjedhur. Duke folur për Shekulli, Ened Mato i këtij projekti thotë se biçikletat janë zëvendësuar të gjitha, plot 70, pasi janë vjedhur. Mesatarisht 10 biçikleta në muaj janë vjedhur. Organizatorët megjithatë thonë se nuk do stepen në projektin e tyre dhe kanë ndërmend që të vënë në shërbim edhe 200 biçikleta të reja duke e çuar në 19 numrin e stacioneve të biçikletave në Tiranë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›