PLL mbështet qëndrimin e Spahiut: Homoseksualizmi është mallkim
Legalistët mbrojnë kryetarin. Ndërkohë me dhjetëra media të huaja kanë transmetuar deklaratën e tij kundër homoseksualëve
Partia Lëvizja e Legalitetit ka dalë në mbrojtje të kryetarit të saj, Ekrem Spahiu, që pati deklaruar se do i kapin me hu homoseksualët nëse dalin në paradë. Në një deklaratë të kësaj partie thuhet se homoseksualizmi është mallkim. PLL thotë se është e vendosur për të ndërprerë rrugën e qytetarisë së këtij fenomeni.
Dje, përmes një deklarate, zyra e Avokatit të Popullit kërkoi prej kryetarit të PLL z. Ekrem Spahiu që të kërkojë në mënyrë urgjente ndjesë publike për një citim që i është bërë atij nga një gazetë e përditshme në lidhje me një manifestimin të pritshëm të LGBD-ve.
Përtej natyrës jo-formale dhe vërtetësisë së citimit që gazeta i ka bërë zotni Spahiut, Partia Lëvizja e Legalitetit shpreh publikisht qëndrimin e saj se është kundër çdo aktiviteti që promovon antivlera, cenon moralin shoqëror dhe fyen ndjenjat e kombit. Çdo manifestim i LGBT-ve hyn në këtë përcaktim.
Duke e konsideruar çdo devijim seksual si ves, fatkeqësi ose mallkim, PLL shprehet e vendosur për ti prerë rrugën e qytetarisë këtij fenomeni me pasoja dekadente dhe shkatërruese për individin, vlerat tradicionale, shenjtërinë e familjes, moralin e shëndoshë dhe përcaktimin hyjnor.
Pas këtij rideklarimi të PLL që është në vazhdën e deklarimeve edhe të mëparshme e në përputhje me programin e saj, është e panevojshme që ti përgjigjemi Avokatit të Popullit se kërkesa e tij ultimative është drejtuar gabim, është e papërshtatshme dhe, për pasojë, e papranueshme. Por e gjejmë me vend ti kujtojmë se ai është institucioni i Avokatit të Popullit (shqiptar), interesat e së cilit duhet ti ketë parësore më shumë se protagonizmi i panevojshëm, thuhet në deklaratën e PLL.