Mediat zvicerane i tremben Shqipërisë
Kuqezinjtë etiketohen si kundërshtari më i fortë në grup
Barazimi ndaj Norvegjisë nuk i ka zbehur aspak vlerat e kombëtares së De Biazit. Në Zvicër të gjithë i tremben ekipit tonë kombëtar duke thënë se ata janë kundërshtari direkt për vendin e dytë. Pozicionet e shumta që ka fituar në renditjen e FIFAS kanë bërë që helvetët të tremben nga ky fakt. Ndoshta kjo ndodh edhe për faktin se De Biazi dhe stafi i tij kanë sfiduar ekipin e Zvicrës duke i marrë talentet që ata pretendonin ti kishin në ekipin e tyre.
Duke parë ikjet e shumta si ato të Abrashit, Vullnet Bashës dhe shumë të tjerëve kanë bërë të mendohet se ekipi i shqiponjave të ballkanit po përgatitet fort për sfidë dhe synimet e tyre janë tepër ambicioze. Ecuria tepër pozitive e Shqipërisë ka bërë që mediet e Zvicrës të japin një rëndësi të veçantë madje duke pranuar se ekipi i De Biazit është i frikshëm.
Jo më kot edhe trajneri i kombëtares shqiptare deklaroi për gazetën Gazeta e Sportit se nëse do të luanim në këto kushte me skuadrën e Hicfeld do të fitonin sepse në atë kohë kur luajtën nuk kishin në të njëjta kushte. Kundërshtarët e shqipërisë qetësohen vetëm për faktin se ekipi ynë ka tre ndeshje në transfertë dhe mund të lërë pikë.
Fitorja e minutës së fundit ndaj Qipros, i ka bërë zviceranët të ruajnë vendin e parë në grup duke thelluar për më tepër në katër pikë diferencën me ndjekësin më të afërt Shqipërinë. Por katër ndeshje nga përfundimi, dhe helvetët ashtu si ne bëjnë llogaritë për një vend në Botërorin, Brazil 2014 duke ju trembur pikërisht kuqezinjve të De Biasit, të cilët i etiketojnë si rivalët kryesorë në garën për vendin e parë.
Në analizën e gazetës më të madhe zvicerane, Blich, teksa bëhen llogaritë me ndeshjet e mbetura, shkruhet se ndjekësi më i rrezikshëm për helvetët është Shqipëria, e cila sipas zviceranëve është e vetmja skuadër në garë për kreun e grupit E, duke qenë se Norvegjia është e distancuar tashmë gjashtë pikë.
E përditshmja zvicerane thekson gjithashtu se Zvicra ndeshjen e parafundit në grup e luan pikërisht në Tiranë dhe kjo do të jetë një sfidë jo e vogël për helvetët, por ngushëllohet me faktin që kuqezinjtë e De Biasit, do të luajnë tre sfida në transfertë, dhe kjo mund ti favorizojë ata në garën për vendin e parë, që do ti siguronte dhe biletën direkt për në Brazil.
Që në fillim të shortit askush nuk e dinte se si do të rridhnin ngjarjet sepse skuadrat ishin vërtet pa emër, por që të gjitha të rrezikshme. Edhe Shqipëria e filloi garën jo favorite, por tani shihet si kandidate potenciale për të kaluar grupin.