Mediatizimi i çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris, 1919-1920
Nga Dr. Lavdosh Ahmetaj
Konferenca e Versajës 1919 është nyje gordiane në politikën globale, e cila përcaktoj ardhmërinë e kombit politik shqiptar, parë në këtë pikëpamje, është nder që të reflektojmë në mënyrë shkencore mendimin politik shqiptar të mediatizuar, i cili pasqyron historinë e shqiptarëve si kundër mund është Konferenca e Paqes në Paris dhe përfaqësimi politik atje. Besoj se këtij qëllimi do ti shërbejë risjellja ne vëmendjen e lexuesve e fakteve te mëposhtme, hulumtuar ne shtypin e kohës Albania dhe Dielli, të botuara nga shqiptarët e Amerikës si kontribut në çështjen shqiptare.
Për të sensibilizuar politikisht Amerikën gazeta Albania e 26 janarit 1919, boton në faqen e parë të saj një telegram të Nuredin Bej Vlorës drejtuar Uillsonit.
Sipas gazetës Albania, Nuredin Bej Vlora ka qenë i pari nga delegatët e shqiptarëve të Amerikës në Paris, gjë që e dëshmon telegrami që ai i dërgonte Uillsonit në 26 janar 1919. Do të ndalem pak tek përmbajtja e këtij telegrami që, për shkak të gjerësisë se përmbajtjes, flet shume për idetë e nisësit. Përmes këtij telegrami ai i adreson këtë thirrje Presidentit Uillson:
Zoti President,
Jepmëni leje tju drejtoj këtë thirrje për atdheun tim të vobekt, Shqipërinë, e cila ka nevojën e ndihmesës së SHBA. Vuajtjet tona kanë qenë shumë të këqia dhe të panumërta; më shumë së gjysma e vendit tonë u prish. Kjo u shoqërua me mijra shqiptarë të vrarë, popullsi të përgjysmuar. Sot në Shqipëri nuk ka më shumë se një milion ndjenjës… . (Albania, Uorcester 1918, nr. 26, 10 tetor, faqe 30 E.J. Hobsbaum, Kombet dhe nacionalizmi, Albania, 1919, Nr. 60, 12 qershor, faqe 2)
Në këtë telegram-letër, Nuredini i mëshon faktit se stërgjyshërit e Shqipërisë kanë luftuar në shekuj për lirinë e saj dhe se kjo histori është më shumë se dymijëvjeçare. Ne jemi përpjekur për lirinë. Por fatkeqësisht në Konferencën e Londrës (1913) provincat më të mira e pjellore, si në veri dhe në jug, iu dhanë Serbisë dhe Greqisë . Njëkohësisht gjer tani është e njohur indipendenca e Shqipërisë prej të gjithëve… Shqiptarët e Shqipërisë dhe mijëra të tjerë shqiptarë që jetojnë në Amerikë, kërkojnë nga ju si President, të na mbroni në Konferencën e Paqes.
Diplomacia e autorit në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e Uillsonit drejt subjektit te telegramit, nuk është në fakt thjesht taktike, por bindje e tij dhe e gjithë grupit që ai përfaqësonte: ai nxjerr me elegancë në pah se ne shqiptarët kemi shpresë sepse tek ju do të gjejmë mbrojtësin më të madh të kombeve të vegjël, veçanërisht të Shqipërisë, e cila nuk ka ndonjë përfaqësonjës tjetër në Paris.
Por, në ndihmë të ndriçimit të veprimtarisë së spikatur të Nuredin Bej Vlorës në mbështetje të zgjidhjes së çështjes shqiptare, vjen edhe Haxhi Murati, një nga patriotët e zëshëm të viteve 1918-1920. Në një shkrim të tij në gazetën Albania, ai na jep një argument tjetër mbi veprimtarinë e Nuredin Vlorës. Ai e paraqet Nuredinin si delegat i zgjedhur prej Partisë Politike Kombëtare (Amerikë), dhe që, i pëlqyer prej të gjithë oratorëve dhe përkrahësve të saj, punon sipas fuqisë që ka dhe mënyrën që ai e pandeh për të mirë (- Albania, Urcerster, Murat Haxhi: Deklaratë, Albania, 1918, Nr. 27, 17 tetor, faqe 1.) Po aty, Murati thekson: Mbesoj se këto do të jenë të njoftur nga ana ime për këdo që interesohet, megjithë punërat e partisë i kanë për të rrëfyer se nukë ka ndonjë djallëzillëk dhe që gjurmon udhën e drejtë dhe të kthjellët ( Albania, Urcerster 1918, Nr. 27, 17 tetor, faqe 1 Nuredin Bej Vlora dhe rregjimenti).
Përkushtimi ndaj çështjes kombëtare i Nuredin Bej Vlorës nuk pati të reshtur. Duke qenë me një ndjenje te forte kombëtare, ai mori iniciativën personale për formimin e një regjimenti dhe erdhi të luftojë si shqiptar në Shqipëri dhe për Shqipërinë . Sipas konceptit te tij, vetëm me luftë do të bëhej i mundur shpëtimi i shqiptarëve të gjorë, të cilët janë duke u vrarë për të huajt. Nuredin Beu nuk u përpoq të lartësonte emrin e vet përmes kësaj veprimtarie, që, siç shprehej, të shkëlqejë emri i tij i shquar me gjakun e shqiptarëve, por punoi që ky gjak i derdhur të shkonte në të mirë të shpëtimit të Shqipërisë.
Sjellja e tij fisnike si një ushtar në rradhë për çështjen u bë e njohur për të gjithë veprimtarët e tjerë duke i dhënë kredibilitet të veçantë çdo akti të tij publik.
Në kohën kur ishte në Uashington, ku kishte shkuar si delegat i Partisë Politike, i ngarkuar që të mbronte të drejtat politike të Shqipërisë, Nuredin Beu u përpoq te argumentonte nevojën e elaborimit serioz te idesë së tij për ngritjen e regjimentit ushtarak e përbërë nga shqiptarë patriot.
Në thelb, ideja e tij ishte se, vërtet delegacioni u mirëprit për të prezantuar çështjen shqiptare, (Gazeta Dielli e Bostonit: Italia dhe Austria, Boston, maj 1918, nr. 67, f.38.) por, politikisht Uashingtoni nuk e njihte atë sa dhe si duhet. Në këto kushte, veprimtari të njerëzve të shquar në veprime me aktive dhe me te spikatura, sikurse quante ngritjen e regjimentit, do te tërhiqte me seriozisht vëmendjen e Uashingtonit dhe do të ngjallte më shumë besim tek ta. Po të ndodhë ndonjë lëvizje prej njerëzve të ndershëm shqiptarë që të ndriçojë, e pranojmë megjithë gëzim.
Formimin e këtij regjimenti për çështjen shqiptare, ai e shikon të domosdoshëm sidomos në kushtet aktuale nëpër të cilat po kalonte politika botërore. Siç e dimë, sot e gjithë bota është në luftë, çdo shtet përpiqet që me gjak të fitojë të drejtat e shkelura (A.G. Naçe, Albania, 1918, Nr. 27, 17 tetor, faqe 1. Nuredin Beu dhe Regjimenti). Një shembull i vërtetë ishin Belgjika, serbët, armenët, çekosllovakët, ku të drejtat e tyre u njohën prej aleatëve që luftojnë për parime ndërkombëtare . Në konceptin e tij spikat ideja se nuk mund te kishte asnjë çështje politike të rëndësishme për shqiptarët që do të mund të triumfonte pa u mbështetur nga një fuqi ushtarake që të mund bashkëluftojë me aleatët (Kuvendi, Romë, 15 gusht 1919, Nr.20, faqe, (parimet e Uillsonitdhe Cështja Shqiptare)). Kjo ide të kujton bisedën e përfaqësuesve shqiptarë me Bismarkun e Gjermanisë së Doktrinave Politike Ju, i drejtohet ai, shqiptarëve duhet të derdhni më pak gjak dhe të shkruani shumë letra që, të mos mbeteni një shprehje gjeografike. Vetëm kështu do të bëhej e mundur që përpjekjet shqiptare të re në optikën e politikës globale të kohës për të inspiruar fuqi dhe ngjallësim në të gjithë botën çështjes shqiptare dhe meritës sonë për vetëqeverim.
Shpëtimi politik i Shqipërisë do të bëhej i mundur vetëm nëpërmjet shteteve liridhënëse aleatët. Për të fituar këtë përkrahje duhet të punonin dhe sakrifikonin shqiptarët e Amerikës, por pa u shkëputur nga vëllezërit e një gjaku. Filozofi e cila inspironte qe, krahas lidhjeve me aleancat moderne të shquara në politikën ndërkombëtare, vet shqiptaret duhet te provonin seriozitetin dhe devocionin e çështjes se tyre me aksion dhe sakrifice konkrete. Ndërsa Albania, Populli, La nacione Albanese shkruanin se pa derdhur gjak, zëri politik i shqiptarëve në kohën e paqes nuk do te dëgjohet dhe as do të ketë rëndësi dhe dyshoj për të drejtat e plota të kombit shqiptar. Pikërisht është kjo filozofi e Nuredin Vlorës që e motivoi të ndërmarrë iniciativën personale për formimin e një regjimenti ushtarak megjithëse, siç shprehet edhe ai vetë, bashkë me të do vemi të luftojmë në Shqipëri, ka shumë mundësi që të mos plotësohet një numër i duhur për një regjiment.
Por çështja e numrit nuk kishte shumë rëndësi, por mbi të gjitha ishte që, kjo iniciativë arriti të tërhiqte vëmendjen politike europiane duke përbëre një prej atyre elementeve që ai u quajt ngjallesa që do të tregojnë përpara shteteve aleate.
Ky regjiment do të luftonte në ato rajone të Shqipërisë të cilat ndodheshin