E Diel, 1 Nëntor 2026

Piersilvio Berluskoni: Nuk shikoj ndonjë diferencë të madhe me Juventusin

berluskoni junuierPiersilvio Berluskoni nuk shihet shpesh në ambientet e Milanit apo edhe në çështjet e kuqezinjve megjithatë si një tifoz milanist dhe djali i presidentit Silvio Berluskoni ka dhënë edhe ai mendimin e preferencat për sezonin e ri.
Dyshja e sulmit
Si një tifoz i mirë i Milanit jam i kënaqur që El Sharaui nuk do të largohet. Pavarësisht moshës së re është një kampion por që i duhet ta demonstrojë edhe më shumë. Vëmendja mediatike mund të ketë ndikuar disi në rendimentin e tij këtë sezon megjithatë për një djalosh të moshës së tij këto janë gjëra që mund të ndodhin. Shpesh djali i presidentit ka treguar se shikon më shumë financat dhe bilancet e klubit që mund të dëmtojnë familjen sesa kampionët në fushë megjithatë edhe ai e ka një pikë të dobët, quhet Mario Balotelli. E adhuroj pasi është një kampion i madh. Teknikisht dhe fizikisht është i mrekullueshëm një nga më të fortit në botë. Jam një fans i tij dhe i justifikoj çdo gjë që bën. Ai prodhon lajm si në fushë me golat e tij ashtu edhe jashtë saj çfarëdo gjëje që bën. Kur e pashë të kthehej nga Brazili në imazhet televizive vura re se hyri në një Ferrari fantastik dhe brenda kishte një aromatizues Arbre Magique është i madh është unik.
Rivaliteti me Juven
Më pas Piersilvio foli edhe për rivalitetin me Juventusin, trajnerin Allegri dhe mundësinë e afrimeve të bashkëpunëtorëve nga jashtë. Me Balotellin dhe El Sharaui në formë nuk shikoj diferencë të madhe në fushë me Juventusin. Sigurisht bardhezinjtë e kanë forcuar shumë skuadrën në këto vite të fundit por Milan duhet të vazhdojë të rritet dhe të përmirësojë rezultatet e këtij sezoni. Mbajtja e Allegrit ishte zgjedhja e duhur. Kam qenë dhe jam gjithnjë për konfirmimin e tij. Me skuadrën që i ndërtuam bëri një punë të mirë dhe besoj se ky ka qenë edhe mendimi i babait tim që në fund e mbajti. Nëse të huajt duan dhe kanë mundësi të investojnë kjo është pozitive për futbollin tone por këtë sport pikësëpari unë e konsideroj romanticizëm dhe pasion. Edhe babai im e shikon në këtë mënyrë ja përse ai nuk ka shitur kurrë aksionet e klubit. Kur dëgjon emrin Milan atij i ndryshon ngjyra i bëhet kuqezi.

Zyrtare, Kasano kalon tek Parma
Antonio Kasano është një lojtar i Parmës. Sot do të bëhet edhe prezantimi zyrtar i tij. Ai do të marrë fanellën me numër 99. Për të zyrtarizuar kalimin tek Parma ka menduar drejtori sportiv i këtij ekipi Pietro Leonardi në mikrofonët e Sky. Jam krenar që mund të them se Kasano tashmë është një lojtar i yni. Nesër (sot) do të bëjmë prezantimin ku do të marrin pjesë shumë njerëz. Kasano do të ketë numrin 99. Tek Interi do të shkojë Belfodil.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›