Mediet e huaja për performancën e Ritës në Shqipëri

Menjëherë pas performancës së mbrëmshme të Ritës në Tiranë, mediet e huaja nuk kanë vonuar të shkruajnë lidhur me vizitën e saj në Shqipëri.
E përditshmja, Dailymail, ka përpiluar një raport në detaje pë Ritën qysh kur ajo mbërrijti mbrëmë në Tiranë e deri tek momentet më të bukura që ajo u ka dhuruar gjithë shqiptarëve, gjatë natës së mbrëmshme.
“Këngëtarja e “R.I.P” ka qenë e pranishme në një koncert festiv për nderë të 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipërisë. Bazuar në shtypin shqiptar, fansat kanë pritur me orë të tëra në shi për të parë këngëtaren duke performuar”, shkruan Dilymail.
Ata kanë publikar edhe fotografi ku shihet Rita me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha e të cilin mediet e huaja e kanë qujatur president të Shqipërisë.
“Urime ditëlindjen Shqipëri. Rita Ora duke u shoqëruar nga kryemnistri i Shqipërisë nga i cili më pas është ftuar edhe për të pirë qaj së bashku”, ka shkruar kjo e përdtishme.
Edhe “The Sun” ka raportuar për vizitën e Ritës megjithatë, që të dyja këto të përditshme janë fokusuar më shumë në veshjen e Ritës e sidomos në dekolten e hapur të saj që sipas tyre, ishte gati të tregonte shumë më shumë se që duhej./Indeksonline/