E Diel, 1 Nëntor 2026

Lindsay Lohan godet një femër

Aktorja është bërë edhe një herë tjetër protagoniste sherri.
Lindsay Lohan ka përfunduar sërish në telashe, për shkak të një sherri me një grua në një klub nate.

Aktorja është parë të dalë të enjten nga një stacion policie e të futen në një makinë, pasi ishte arrestuar (dhe u lirua me kusht) për shkak të grindjes në të cilën është përfshirë.

Ndërkohë që policia nga ana e saj ka deklaruar se Lohan u arrestua në ora 4:00 të mëngjesit dhe akuzohet për sulm të gradës së tretë. Ajo u bë protagoniste e një diskutimi të zjarrtë për shkak se rivalja në fjalë i kishte "zënë hapesirën" në të tej mbushurin "Club Avenue" në Manhattan.

Si përfundim Lindsay e ka pasur të pamundur të mos e godasë në fytyrë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›