E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mediet suedeze promovojnë Gjirokastrën, interesi i lartë i vizitorëve të huaj për qytetin e gurtë

Gjirokastra, me vlerat e saj historike dhe ndërtimore, por edhe si pasuri e UNESCO-s tërheq gjithmonë e më shumë vëmendjen e medieve ndërkombëtare.

Qyteti i gurtë tashmë zë vend të veçantë në shkrimet e gazetave, reportazhet televizive në mediet në Suedi, të cilat promovojnë edhe vlerat turistike të Gjirokastrës.

“Gjirokastra është një qytet i bukur dhe tashmë e kuptoj se përse vizitohet nga kaq shumë turist të cilën vijnë këtu për historinë, traditat. Rajoni dhe qyteti këtu janë shumë të bukur, është tërheqëse. Të shikosh sesi kaq shumë turist nga Franca, Gjermania nga kudo vijnë këtu”, u shpreh gazetari suedez, Ulf Johanson.  

Për gazetarët suedezë të dy vendet tona kanë rritur shkëmbimet në fushën e turizmit, ndërsa numri i vizitorëve nga Suedia në Gjirokastër është në rritje.

“Turizmi është një faktor ekonomik shumë i rëndësishëm për Gjirokastrën dhe duhet vlerësuar promovimi që i bën media resurseve turistike aty. Kanë fshatra mjaft të bukur dhe me natyrë fantastike”, u shpreh gazetarja suedeze, Anna Karina.

“Mendoj se aktualisht Shqipëria dhe Suedia kanë marrëdhënie shumë të mira sepse pas 30 vitesh demokraci Shqipëria ka ecur përpara dhe shumë suedez vijnë këtu por edhe bashkëpunimi mes medieve dhe gazetarëve të dy vendeve është shumë i mirë”, u shpreh z. Johanson.   

Tashmë Gjirokastra dhe rrethinat janë shndërruar në destinacione të kërkuara nga të huajt duke spikatur në tregun e turizmit ndërkombëtar.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›