E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Kryeministri pergjigjet per FA

Rozeta Rapushi

Jam i pafajshem. Me keto fjale, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ju drejtua dje medias, duke bere publike dokumente qe, sipas tij, vertetojne pafajesine ne tragjedine e Gerdecit. Duke mos mbajtur mbi vete asnje pergjegjesi se ka zbatuar vetem ligjin e vendimet e Keshillit te Ministrave, Mediu tha se demontimi i armeve behej nga Forcat e Armatosura. "Demontimi i armeve behet nga Forcat e Armatosura per gjendjen e te cilave pergjigjet Kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes nuk jep asnje udhezim per to", ka qene deklarata e djeshme e ish-ministrit te Mbrojtjes, Mediu, me te cilen ka perfshire dhe kreun e ekzekutivit.

Me keto deklarata, ish-ministri i Mbrojtjes perfshiu ne "valle" dhe Kryeministrin Sali Berisha, Presidentin Bamir Topi, por edhe shefin e Shtabit te Pergjithshem. "Kam heshtur per me shume se nje muaj ne respekt te drejtesise dhe institucioneve. Deklarimi dhe adresimi publik i akuzes me detyron te jem perpara opinionit per te bere publike faktet dhe dokumentet qe vertetojne pafajesine time", theksoi ai. Nga ana tjeter, Mediu perjashtoi nga pergjegjesia apo dijenia Presidentin Bamir Topi. "Presidenti nuk ka qene pergjegjes i drejtperdrejte apo i terthorte per kete ceshtje", theksoi ai, duke sqaruar se kreu i shtetit aktual, apo te tjere me pare, kane nje informacion rutinor ditor, i cili vleresohet nga autoritetet ushtarake, pasi del nga qendra operacionale e Shtabit te Pergjithshem.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu, theksoi dje ne komunikimin e tij me median, se gjate ushtrimit te detyres ka vepruar ne perputhje me ligjin dhe vendimin e Keshillit te Ministrave, si dhe ka respektuar mendimet e autoriteteve me te larta ushtarake. Me keto deklarata, Mediu perfshiu ne ceshtjen e Gerdecit, e cila eshte nen hetim dhe Kryeministrin, duke lene te kuptohet se Berisha kishte dijeni per Gerdecin. Por theksi i tij u vu te shefi i Shtabit te Pergjithshem i Forcave te Armatosura.

"Ministri i Mbrojtjes ka vepruar ne autoritetin qe i jep ligji pa e shperdoruar ate. Ministri nuk ka pasur ndonje zell te vecante apo marredhenie personale me kompanine SAC, apo me partneret e tyre. Por, ne perputhje me ligjin dhe vendimin e Keshillit te Ministrave, ka respektuar mendimet e autoriteteve me te larta ushtarake dhe civile gjate vendimmarrjes se tij", theksoi Mediu. Sipas tij, jane keto struktura dhe autoritete qe kane vleresuar dhe formatuar urdhrat dhe aktet e ministrit, urdhrat jane zbatuar nga strukturat ushtarake dhe civile pa asnje reklamim te ministri. Mediu theksoi se strukturat e sigurise, informimit, e luftes kunder krimit ne FA, apo te inspektimit nuk kane paraqitur te ministri me shkrim apo me goje asnje informacion qe te vinte ne dukje probleme apo parregullsi per demontimin qe kryhej ne Gerdec. Duke lare keshtu duart nga tragjedia qe i mori jeten 26 personave ne Gerdec e plagosi qindra te tjere.

Dokumentacioni

Ne prezantimin e djeshem, Mediu beri publike dokumentet dhe korrespondencen qe ka pasur me kompanine SAC , ndermarrjen MEICO si dhe vendimin e Keshillit te Ministrave per proceduren e cmontimit ne Gerdec. Nga te dhenat e Mediut, rezulton qe ne vendin tone jane 94 mije e 808 tone municione, te shperndara ne te gjithe territorin. Si ish-minister i Mbrojtjes, ai u shpreh se municionet perbejne nje kercenim ne te gjitha aspektet. "Ka pasur nje plan te Ministrise se Mbrojtjes per demontimin te bazuar ne disa akte ligjore dhe nenligjore dhe me detyrime nderkombetare, vecanerisht ato qe vinin per shkak te anetaresimit ne NATO-s dhe MSA", u shpreh Mediu. Per te cilin jo vetem qe duhet te jene keto pika demontimi, por duhet te shtohen dhe te tjera per te shkaterruar gjithe municionet e trasheguara.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›