Mediu, Nano, Pollo, Berisha e Topalli shpërfillin protokollin tek homazhet e Voglit
Share
Dhjetëra diplomatë të huaj janë vënë në siklet dje gjatë homazheve për kapiten Feti Voglin pasi ndërsa ata prisnin radhën për të lënë shënime në librin e ngushëllimeve, politikanët shqiptarë e shpërfillnin atë pa asnjë problem. Jo se nuk janë mësuar diplomatët e huaj me këtë sjellje harbute. Siç raporton Shekulli, fillimisht ishte Fatmir Mediu që shmangu radhën e gjatë. Më pas këtë veprim e bëri Fatos Nano, pas tij Genc Pollo, Sali Berisha dhe Jozefina Topalli. Kjo situatë bëri që të ndërhyjnë përfaqësuesit e protokollit për të vendosur rregullin që veprimi të mos përsëritej nga ministrat dhe zyrtarët e tjerë. Ata u detyruan të viheshin në radhë me fjalinë: Kujdes se po na shohin të huajt!.