PDIU ndihma për banorët e izoluar në Tropojë

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka dërguar ndihma për banorët e zonave të izoluara në veri të vendit.Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, së bashku me përfaqësues të tjerë të partisë, kanë shpërndarë ndihma për më shumë se 600 banorë të zonave të izoluara në Tropojë.
Gjatë takimit Idrizi ka kërkuar solidarizim me banorët dhe më shumë përkrahje për të gjitha familjet që gjenden në vështirësi.
Nga ana e tyre banorët e Tropojës falenderuan përfaqësuesit e PDIU-së për ndihmat, të cilat ishin kontribut i sipërmarrësve të komunitetit çam.