Ngricat, përplasen 7 automjete, mes tyre edhe makina e deputetit Eduard Shalsi
Share
Deputeti socialist, Eduard Shalsi, është përfshirë në një aksident automobilistik gjatë mëngjesit të sotëm. Për fat, Shalsi nuk ka pësuar dëmtime gjatë aksidentit.
Aksidenti ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen, ku janë përfshirë i automjete. Mësohet se Shalsi po udhëtonte drejt zonave të bllokuara të Kukësit.
Shkak i përplasjes mësohet të ketë qenë ngrica në rrugë, e cila ka bërë që automjetet të rrëshqasin e për pasojë të përplasen me njëra tjetrën.