Përpjekjet e Kosovës për liberalizimin e vizave
ka sqaruar rëndësinë e këtyre kritereve, të cilat, sipas tij, i hapin rrugën dhënies së udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave nga ana e Komisionit Evropian. Hartimi i Ligjit për ripranim, me çrast brenda tri javëve është hartuar drafti i parë, i cili javën e ardhshme shkon në Qeveri për aprovim; kriteri tjetër është ai për rishikimin e mekanizmit për riintegrimin e personave të riatdhesuar, që ata persona të kenë një trajtim adekuat, është shprehur ai, për të shtuar se kriteri i tretë që ka dalë nga ai takim, është edhe siguria e dokumenteve, që është edhe kapitulli i parë i liberalizimit të vizave dhe si i tillë është shumë i rëndësishëm. Megjithatë, koordinatori Vasolli konsideron se ky proces kërkon më shumë punë dhe për këtë institucionet e vendit, sipas tij, do të përballen me sfida, ndër të cilat do të jenë edhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Një ndër sfidat me të cilat duhet të përballet Kosova ëshët kryesisht luftimi i krimit të organizuar.