E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miri më duhej ajo lojë

26/02/10 22:32

Rezi ka biseduar me Jetmirin dhe e ka nisur duke thënë që të mos i besojë të gjithë personave që e ndihmojnë por ai i është përgjigjur që i beson nuhatjes së tij. Rezi i thotë që ajo nuk do të luajë më lojrat e tij, jo sepse nuk do të ndihmojë atë por sepse nuk i interesojnë. Ai i ka thënë që nuk e ka bërë lojën për të ndihmunar veten pasi ka aq fuqi sa të vrapojë ende. Por qëllimi i lojës ka qënë në lidhje më të dy për të kuptuar se përse kur afroheshin tek banorët, ata largoheshin. Ai i thotë që banorët janë marrë me llafe dhe nuk kanë kurajon që të vinë e tja thonë në sy se çfarë mendojnë për raportin e tyre. Ai i ka thënë që banorët i kanë fryrë Edit, Olta duhet të ketë fryrë diku tjetër e kështu ne rradhë. Ai e ka bërë tu tregojnë që është i aftë ti mbysë në llafe dhe tu vijë turp për atë që kanë bërë. Ai i thotë që ai nuk ka thënë fjalë të keqija por vajzat, por ato e kanë bërë për të. Banorët e kanë paragjykuar lidhjen e tyre dhe nuk e kanë kuptuar, por në fund të fundit pse duhet ta kuptonin. Ai i ka thënë për Adën që ajo ka thënë që e dinte që ata do të ndaheshin se e kishte parashikuar. Ajo i ka thënë që Ada nuk do të vuajë Rezi. Ai i thotë që të mos e zbukurojë pozicionin e saj pasi ai i ka parë vetë Oltën me Adën duke komentuar dhe nëqoftëse ai gabohet do ti kërkojë falje dhe e anasjellta. Ajo i thotë që Ada i ka thënë pse nuk i ka treguar që ishte lojë por Jetmiri i ka thënë që ajo nuk është e detyruar që tja tregojë. Ai i ka kërkuar falje nëse e ka tepruar me lojën e djeshme por i thotë që i duhej. Rezi i thotë që kur ta teprojë ajo ka për tja thënë dhe nuk do të presë. Rezi i kërkon që ai të rrijë më tepër me të dhe jo me të tjera dhe ai i thotë që nesër ka për ta mbajtur tërë ditën në krah por ajo mund ti thotë përsëri që e ka tepruar sepse i ka ndenjur shumë afër. Ai i thotë që ai do ti lërë hapësirë për të vepruar dhe për tu sjellë si të dojë me banorët e tjerë në sajë të ndjenjës dhe pëlqimit që ka për të. Ajo i thotë që kjo është reciproke por nuk do të ndihet e shfrytëzuar nga ndjenja.
Më pas ata janë bashkuar me banorët e tjerë për të ngranë darkën e gatuar nga Klodi. Ata kanë folur e qeshur gjatë ngrënies dhe kanë luajtur me dorezat e boksit me njëri-tjetrin.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›