E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Pronaret, pse duhet te besojne te ne

Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu u beri thirrje ish-pronareve qe te vazhdonin te besonin te republikanet, ne lidhje me zgjidhjen e ceshtjeve te tyre te pronesise. Gjate nje takimi me mbeshtetes te kesaj partie ne Tepelene, Mediu deklaroi se PR prej vitesh tashme ka mbrojtur interesat e ish-pronareve ne parlament dhe eshte e bindur se do ta vazhdoj edhe ne mandatin e ardhshem kete mision te saj. Mediu u beri dje thirrje ne menyre te vecante anetareve te shoqates, “Pronesi me Drejtesi” per te mos u perdorur nga persona te cilet bashkimin me ta e shikonin vetem per qellime elektorale. “Une i drejtohem nga Tepelena te gjithe pronareve, te mos lejojne individe te caktuar t’i perfaqesojne, individe te cilet per interesa personale politike, mohojne, kerkojne te prishin kete marredhenie midis PR dhe ish pronareve”, deklaroi Mediu. Sipas tij, cdo gje qe ishte bere ne Shqiperi ne lidhje me kete ceshtje lidhej ngushte me nismat e ndermarra nga Partia Republikane. Kreu i PR-se deklaroi se pronaret ishin te bindur se, duke u kthyer prona tek i zoti, Shqiperia do te kete zhvillim ekonomik dhe se zgjidhja e ceshtjes se prones, eshte elementi kyc per anetaresimin ne BE.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›