PS: Koha qe Berisha te iki
Pas publikimit te sondazhit te USAID, ka reaguar dhe Partia Socialiste, duke deklaruar se eshte koha qe Berisha dhe qeveria e tij te ikin. Nepermjet nje deklarate per shtyp, nenkryetari i grupit parlamentar socialiste deklaroi dje se vetem 58 dite larg nga fundi i mandatit 4-vjecare te Sali Berishes, referuar sondazhit me te fundit te USAID-it mbi perceptimin e korrupsionit ne Shqiperi, cdo shqiptar ka te qarte tashme dy gjera, mbi korrupsionin dhe luftes e saj ne vend. “Se pari, 48.5 % e shqiptareve mendon se korrupsioni ne kete vend eshte rritur ne krahasim me nje vit me pare, nderkohe qe 38 % e shqiptareve mendon se korrupsioni ka mbetur i njejte me nje vit me pare (vit kur korrupsioni qe perseri me i larte)”, reaguan socialistet. Sipas tyre, besimi i qytetareve shqiptare tek institucionet ne luften kunder korrupsionit, ka pesuar serish renie ne krahasim me nje vit me pare. Gjithashtu, numri 2 i grupit parlamentar te selise roze solli ne vemendje se institucioni qe ne sy te shqiptareve, shihet si institucioni qe ndihmon me pak ne luften kunder korrupsionit mbetet qeveria.