Hipoteka, lehtesi per pronat
Fatjona Mejdini
Forumi per Demokraci dhe Etike, ne perfundim te monitorimit te punes se zyres qendrore te Hipotekes, kerkoi disa permiresime te legjislacionit ne kete fushe, per ta bere sa me efikase punen. Ne nje raport te paraqitur pas monitorimit te vazhdueshem, FDE sugjeron futjen e sherbimit on-line dhe ne Hipoteka, per te shmangur burokracite e teperta. Nga ana tjeter, sugjerohet edhe permiresimi i sherbimit postar, i cili do te pershpejtonte afatet. Po keshtu forumi i sugjeron ZRPP-se edhe performimin e sistemit bankar ne lidhje me pagesat, ne menyre qe te shmanget sa me shume korrupsioni dhe ryshfetet ne sportelet e zyrave te Hipotekave. “Me qellim rritjen e transparences dhe efikasitetit te luftes kunder korrupsionit dhe komprometimit te punonjesve, sugjerohet qe derdhja e pagesave te behet ne banke e jo ne sportelet e Hipotekes, ose pagesa per shuma mbi nje vlere te caktuar, te behen ne banka dhe veprimet ne Hipoteke, te kryhen mbi bazen e mandat pageses se bankes”, theksohet ne listen e sugjerimeve te bera nga FDE. Por ne lidhje me fenomenin e korrupsionit dhe ryshfetit neper zyrat e Hipotekave, FDE ne baze te nje sondazhi te specializuar tregon se keto fenomene jane reduktuar ndjeshem. Keshtu sipas sondazhit nga 585 kliente te anketuar prane zyres se hipotekes ne Tirane, 4 prej tyre thone se ofrojne para per te perfituar sherbimet, ndersa 26 te tjere shprehen se ofrojne para me raste. Zv/kryeregjistruesi Kosta Barka, i cilesoi perfundimet e ketij sondazhi si nje arritje shume te madhe per punen e hipotekes. Sipas tij, kjo eshte me te vertete nje arritje, e cila na inkurajon per te bere pune me te mire. Ne fjalen e tij, Barka deklaroi se ZQPP ka bere shume arritje gjate ketyre viteve dhe keto lidhen me fshirjen e regjistrimeve te paligjshme te kryera me pare dhe krijimin i nje regjistri unik te pasurive te paluajtshme.
“ZQRPP ka propozuar akte nenligjore dhe ka nxjerre me dhjetera urdhra dhe udhezime per te normuar punen e ZRPP-se dhe per te minimizuar hapesirat ligjore, te cilat keqperdoreshin per te kryer regjistrime qe vinin ne kundershtim me ligjin”, deklaroi Barka ne fjalen e tij. Po keshtu ai theksoi se me ane te ketyre akteve tashme eshte bllokuar mundesia per te krijuar regjistrime te paligjshme pronesie dhe eshte hapur rruga, per te fshire regjistrimet e paligjshme te regjistruara ne vitet e shkuara.
Sugjerimet, per te rritur efikasitetin e zyrave te regjistrimit
Pavaresisht nga nje legjislacion i plote nevojiten permiresime ne legjislacionin, sidomos ne udhezimet dhe vendimet perkatese per zbatimin e legjislacionit baze.
Sugjerojme se sherbimi on-line do te lehtesonte ne kohe dhe ndoshta, do te shmangte burokracite e teperta.
Duhet qe sherbimi postar te permiresohet duke i shpejtuar afatet dhe saktesimit te adresave.
Sugjerojme se duhet te rritet informimi i qytetareve nepermjet fletepalosjeve, broshurave, botimeve, etj lidhur me sherbimet qe ofron zyra e hipotekes.
Permiresimi i arshives se ketij institucioni duke perfshire informatizimin e te gjithe dokumentacionit dhe te te gjitha zonave kadastrale
Me qellim rritjen e transparences dhe efikasitetit te luftes kunder korrupsionit dhe komprometimit te punonjesve, derdhja e pagesave te behet ne banke e jo ne sportelet e Hipotekes ose pagesa per shuma mbi nje vlere te caktuar te behen ne banka dhe veprimet ne Hipoteke te kryhen mbi bazen e mandat pageses se bankes.
Sugjerojme marrjen e masave per vendosjen e sherbimeve ekspres per pagesa te diferencuara.
Vendosja e nje kutie ankesash qartesisht te dukshme brenda zyres se hipotekes, ku qytetari mund te ankohet dhe njekohesisht te jape sugjerimet e tij per permiresimin e sherbimeve te hipotekes.
Duhet rritur koordinimi dhe bashkepunimi institucional nepermjet Zyres se Regjistrimit te pasurive te paluajtshme me Zyren e Permbarimit Gjyqesor.
Studimi i mundesise per privatizimin e sherbimit hipotekor me qellim rritjen e nivelit te sherbimeve dhe zgjidhjes se problemeve te qytetareve.
Rritja e bashkepunimit me pushtetin gjyqesor, Dhomen Kombetare te Noterise dhe noteret, Ministrine e Drejtesise e cila inspekton profesionet e lira me qellim shmangien sa me shume te akteve jo te rregullta juridike.
Delegim i kompetencave brenda ZRPP me qellim mbarevajtjen e punes dhe shfrytezimin e te gjithe kapaciteteve njerezore ne institucione.
Ne kuader te rritjes se informimit te qytetareve duhet te krijohet kendi i informacionit ku te kene mundesi te vendosen te gjitha materialet informative.
Pershpejtim i afateve kohore ne dhenien e sherbimeve me qellim rritjen e profesionalizmit ne sherbime.
Rritja e kapaciteteve te punonjesve te Zyres te Regjistrimit te pasurive te paluajtshme ne fushen e komunikimit dhe informatizimit si dhe dhenia e udhezuesve ne ofrimin e sherbimeve.
Vendosje e sistemit te monitorimit te dhenies se sherbimit si dhe rritja e kontrollit ne ZVRPP ne rrethe.
Marrja e masave dhe kontrolli i respektimit te etikes nga ana e punonjesve te Zyres se regjistrimit te pasurive te paluajtshme. Vendosja ne tabela informuese te afateve te sherbimeve te ofruara nga ZRPP-ja dhe tarifat e ketyre sherbimeve.