Mediu: Pronat, do kerkojme me ngulm zgjidhjen
Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu gjate nje takimi me simpatizantet e partise se tij ne Ballsh, deklaroi se zgjedhjet e ketij viti do te jene te lira dhe te ndershme, brenda te gjitha standardeve te kerkuara. Gjate fjales se tij, Mediu shprehu bindjen se shqiptaret do te votojne koalicionin e djathte qeverises ne zgjedhjet e ardhshme, sepse vetem e djathta ne pushtet, sjell ndertimin e vendit. "Nese te tjeret kane bere histori me pare edhe ne gezojme sot kete Shqiperi, qe ketej e tutje ne po ndertojme dhe do te vazhdojme te ndertojme historine tone, historine e Shqiperise ne Bashkimin Evropian, me besimin dhe shpresen se po ndertojme te ardhmen per femijet tane, per prinderit tane, te ardhmen per Shqiperine qe duam", deklaroi Mediu ne fjalen e tij. Sipas kreut republikan, gjate mandatit te dyte republikanet do te kerkojme me ngulm zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes se prones, sepse ky ishte edhe nje detyrim per kete parti. Qytetaret do te kene mundesine te projektojne nje te ardhme me te mire dhe do te kryhen reforma ne te gjithe sektoret kyc ne vend, nenvizoi Mediu, teksa ka kerkuar voten per koalicionin e djathte..