E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: PD-PS te mos shtyjne zgjedhjet

Kryetari i Partise Levizja Socialiste per Integrim, Ilir Meta, mohoi dje kategorikisht opsionin e shtyrjes se zgjedhjeve te 28 qershorit, per shkak te ndonje parregullsie, lidhur me procesin e pajisjes me leternjoftime, per shtetasit pa pasaporte. Nepermjet nje deklarate per shtyp nga selia e LSI, Meta theksoi se ka pasur kater vjet kohe, per te bere Reformen Zgjedhore dhe per te zgjidhur problemin e kartave. Ai tha se partia e tij qe ne muajin janar ka kerkuar qe te gjendet nje zgjidhje konsensuale, per ceshtjen e kartave. "Nuk duhet te na turperojne qe te shtyjme zgjedhjet, apo t'i deshtojne ato tani qe jemi dhe vend anetar i NATO-s, sepse do te diskreditonim edhe NATO-n, si nje aleance qe pranon vende te papergatitura per demokraci dhe per zgjedhje te lira dhe te ndershme", vleresoi ish-kryeministri. Ndaj sipas tij, duhet gjetur cdo zgjidhje per te realizuar standarde sa me te pranueshme ne 28 qershor. "Cdo shtyrje e dates se zgjedhjeve jo vetem qe do te ishte nje diskreditim i Shqiperise, ne planin nderkombetar, por mos te harrojme qe kriza ekonomike sa vjen dhe shtohet, per shkak te vendimeve te papergjegjshme te kryeministrit Berisha dhe do te kishim nje krize vertete komplekse, e cila nuk do te ishte larg asaj te vitit 97", komentoi opsionin e mundshem te shtyrjes se zgjedhjeve, Meta. Prandaj, theksoi ai, cdo gje duhet bere brenda ketyre tre javeve. Nje tjeter ceshtje e prekur nga lideri i LSI, Ilir Meta eshte dhe korrespondenca e Ministrise se Brendshme dhe Partise Socialiste, lidhur me ceshtjen e kartave. Mbi kete debat, ai vlereson se eshte pasur ne dispozicion kater vjet per t'i zgjidhur keto probleme. Ndersa sjell ne vemendje se prej kater vitesh LSI ka kerkuar te behet Kodi Zgjedhor me standarde evropiane dhe te zgjidhet edhe problemi i kartave. "Duhet gjetur cdo zgjidhje keto dite, qe ne 28 qershor qytetaret te shkojne dhe te marrin pjese ne votime", apeloi Meta. Sipas tij, nuk duhet te synoje asnjera pale te sajoje sebepe, per te prishur zgjedhjet dhe as Sali Berisha, nuk duhet ta zgjase "doren" drejt qendrave te votimit ne 28 qershor. Pasi, theksoi ish-kryeministri, eshte nen nje vezhgim shume te forte nderkombetar dhe ne rast se zgjat "doren" do t'i ngelen zgjedhjet ne "dore", cka do te ishte shume e rende per te, por edhe per vendin tone. Nje tjeter teme e cila eshte prekur nga lideri i LSI eshte dhe raporti i USAID per pasqyrimin e fushates ne media dhe per kartat e identitetit. Ne kete drejtim, Meta vlereson se partia e tij ka qene dhe mbetet gjithnje e hapur per te bashkepunuar me te gjitha mediat, por njekohesisht per te ballafaquar programin e saj dhe prioritetet e saj me te gjitha forcat politike dhe kuptohet ne radhe te pare me PD apo PS. "Jam i hapur te ftoj ne debat kryetarin e PD, kryeministrin ne largim z.Berisha dhe kandidatin per kryeminister nga Partia Socialiste z.Rama, lidhur me programin qeverises per vendin, per kater vitet e ardhshme", shprehu gatishmerine e tij per perballje publike, Ilir Meta.

PERBALLJA

"Jam i hapur te ftoj ne debat kryetarin e PD, kryeministrin ne largim z.Berisha dhe kandidatin per kryeminister nga Partia Socialiste z.Rama, lidhur me programin qeverises per vendin, per kater vitet e ardhshme", deklaroi lideri i LSI, Ilir Meta.

ZGJIDHJA

"Duhet gjetur cdo zgjidhje per te realizuar standarde sa me te pranueshme me 28 Qershor, sepse cdo shtyrje e dates se zgjedhjeve jo vetem qe do te ishte nje diskreditim i Shqiperise ne planin nderkombetar", theksoi ish-kryeministri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›