E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Punimet në lumin Buna, të mirëmenduara dhe afatgjata

Shqipëria dhe Mali i Zi organizohen konkretisht për të parandalur përsëritjen e situatës së një viti më parë ku zona e nën Shkodrës për disa ditë me radhë u mbulua nga uji. Në kuadër të këtij bashkëpunimi ministri i mjedisit Fatmir Mediu dhe homolgu malazez Tarzan Milosheviç kanë theksuar gjatë një takimi në Mal të Zi mes tyre se punimet për disiplinimin e lumit Buna duhet të jenë të mirëmenduar dhe afatgjata. Deri në këto moment për përmirësimin e situatës në argjinaturat e këtij lumi kapin një vlerë prej 10 milion dollarë.
 

“Mediu -nuk duhet të nxitohemi me ndërhyrjet e shpejta, të cilat mund të kenë një rezultat afatshkurtër, por në të ardhmen mund të rezultojnë sërish të padobishme. Të gjitha ndërhyrjet, duhet të kenë si objektiv, efektet social-ekonomike për banorët e zonës, duke i evituar atyre tragjedi siç ndodhi me përmbytjen e vitit 2010"-deklaroi Mediu.
 

Ndërsa homolugu malazez tha se bashkëpunimi mes dy vendeve është më i fortë se kurrë.
" Tashmë bashkëpunimi mes të dy vendeve është më i fortë se kurrë dhe mjaft intensiv. Ju përgëzojmë për të gjitha punimet që keni kryer në argjinaturat e lumit Buna, të cilat deri tani kapin një vlerë 10 milionë dollarë, pasi të gjitha këto vepra do të kenë efekt të menjëhershëm edhe në vendin tonë"-tha Milosheviç.
Gjatë kësaj vizite në Podgoricë ministri Mediu zhvilloi edhe një takim me ministrin e Turizmit dhe të Zhvillimit të Qëndrueshëm, zotin Predrag Sekuliç, ku në qendër të diskutimeve ishin sfidat e përbashkëta të dy vendeve, siç janë ndryshimet klimaterike, një cënim i përbashkët ndaj vijës tonë bregdetare, ndotja e liqenit të Shkodrës, si dhe përpjekjet për të zhvilluar turizmin në zonën e Bjeshkëve të Namuna.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›