E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Edi Rama: Sbesoj në monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Më duken si spektatorë në një mort

rama ne bugajskiKryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, flet në emisionin Bugajski Hour të analistit Janush Bugajski në Albanian Screen

 

Le të hidhemi drejt e tek zgjedhjet, sepse ato, sigurisht, çdokush po mendon për ato. Një pyetje e përgjithshme, a po ecën Shqipëria përpara apo mbrapa në këtë performancë zgjedhore? Me fjalë të tjera, si janë këto zgjedhje krahasuar me ato të mëparshmet?

Do të nxirrja në pah një ndryshim pozitiv. Ka një mori transmetimesh televizive direkte dhe shumë hapësirë që njerëzit të shprehen dhe të dëgjojnë alternativat. Për pjesën tjetër, pra institucionalisht, ne sjemi as atje ku kemi qenë, por kemi bërë hapa mbrapa. Sepse kemi humbur institucionin qendror të zgjedhjeve, KQZ-në, të cilën partia qeverisëse e ka shndërruar në një organizatë partiake.

Më lejoni tju pyes specifikisht për KQZ-në, sepse kjo është pyetja që doja tju pyesja. A do të jetë KQZ-ja në gjendje të përmbushë mandatin, meqenëse nuk ka shtatë anëtarë? Dhe nëse nuk i ka, a do të minonte kjo legjitimitetin e zgjedhjeve?

Mendoj se standardet sjanë plotësuar akoma, sa i përket pjesës së organizimit. Por le të shpresojmë se KQZ-ja nuk do të luajë rolin që ne e kemi parë të luajë në të kaluarën, sidomos në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës dy vjet më parë, sepse kjo do të ishte katastrofale dhe pasojat janë të paparashikueshme.

Kam parë se ka pasur mospajtime në lidhje me numrin e vendeve për zonat zgjedhore. KQZ-ja ia kaloi çështjen Parlamentit, i cili vendosi ta bëjë shpërndarjen e numrit të deputetëve bazuar në censusin e 2009-s dhe jo në atë aktualin. Cili është këndvështrimi juaj mbi këtë?

Është e thjeshtë. Demografia praktikisht ka ndryshuar dhe bazuar në demografinë e re, kishte katër mandate deputetësh për tu rishpërndarë. Rishpërndarja do ti kishte dhënë opozitës një avantazh të pranueshëm. Dhe prandaj partia qeverisëse vendosi brutalisht dhe forcërisht të rishpërndarnte mandatet bazuar në demografinë e vitit 2009, gjë e cila është absolutisht në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin. Por, e tillë është Shqipëria.

Pyetja më e madhe që shtrohet në SHBA, në Uashington, është: A do të jenë këto zgjedhje plotësisht legjitime? Jo vetëm mjaftueshëm të lira dhe të drejta, por dhe të pranuara nga popullata shqiptare, nga të gjitha partitë, si dhe ndërkombëtarisht?

Kjo është një pyetje që bëhet nga gjithkush, përveç Kryeministrit. Pra, kjo është diçka që mbetet për tu parë dhe është një çështje që çdokush do të duhet ti përgjigjet kur zgjedhjet të jenë kryer. Pra, kuadri është thyer, por le të shpresojmë se vullneti i popullit nuk do të deformohet sërish dhe zgjedhjet nuk do të preken sërish nga manipulimet dhe nga fshirja e vijës ndarëse ndërmjet pushtetit dhe shtetit.

Ju thatë manipulime. A ka shenja se ka manipulime? A i druheni ndonjë mashtrimi apo ndonjë gjëje të ngjashme?

Thjesht shpërndarja e mandateve sipas vitit 2009 është një mashtrim më vete. Sulmi brutal mbi KQZ-në që minoi Kushtetutën dhe pavarësinë e këtij Komisioni, dhe transformimi i saj në një organizatë partie, është mashtrim. Çështë mashtrimi, fundja fundit? Ne nuk kemi përse të presim… shpresojmë që jo… ushtrinë, apo shërbimet sekrete, apo policinë të shkojnë në qendrat e votimit e të rrahë njerëzit, e të mbushë kutitë e votave. E pamë këtë në vitin 1996 në kohën e Sali Berishës së Parë. Shpresojmë të mos ndodhë e njëjta gjë në kohën e Sali Berishës së Dytë. Por përtej kësaj, them se këto zgjedhje nuk janë ato zgjedhje që një vend anëtar i NATO-s apo një vend kandidat për në BE duhet të ketë.

Ju thatë që ka gjasa për dhunë… dhe le të shpresojmë që asgjë e tillë të mos ndodhë. Sidoqoftë, ka pasur…

Jo, unë thashë le të shpresojmë që të mos ndodhë kështu. Por sjanë dhuna dhe manipulimi brutal ato që përkufizojnë manipulimin në vetvete. Ka mënyra e mekanizma të tjera. Kjo është ajo që doja të thosha.

Ka pasur një rast të agresionit fizik ndaj një kandidati zgjedhor në jug të Shqipërisë, si dhe disa kërcënime ndaj disa kandidatëve të tjerë. A është kjo diçka që ju e dëshmoni në mbarë vendin?

Ai ishte një rast jashtëzakonisht i shëmtuar në një zonë ku disa vjet më parë një deputet i PS-së u vra. Hetimet skanë nxjerrë akoma asnjë të dhënë lidhur me këtë vrasje. Ka fakte mjaft shqetësuese si dhe dëshmitarë në lidhje me banda të mbështetura nga qeveria dhe nga disa ministra. Pra, e shoh rrahjen e një kandidati si pjesë të së tërës.

Ju po thoni se është e orkestruar nga qendra, apo bëhet fjalë për koka të nxehta apo fanatikë?

Ska kokë të nxehtë që mund të rrahë me paramendim një kandidat për deputet pa pasur lidhje të forta me qendrën.

Por, me gjasë, kjo është diçka që komuniteti ndërkombëtar po e monitoron nga afër, përfshirë Misionin e OSBE-së dhe atë të ODIHR-it?

Kështu shpresoj!

Cila është pikëpamja juaj mbi Misionin e ODIHR-it dhe atë të OSBE-së?

Kam një këndvështrim të përzier. Dhe kjo sepse unë i kam parë ata të dështojnë në vitin 2009. I kam parë ata të bëjnë një punë të jashtëzakonshme në vitin 2011. Pra, se di se si funksionon. Se di përse. Por kam parë dy përvoja të ndryshme. Shpresoj se kësaj here, do të kemi një përvojë të ngjashme me 2011-n, dhe jo me 2009-n. Kam kujtime mjaft të mira nga kreun e Misionit të ODIHR-it, Jonathan Stonestreet. Njeri tejet mbresëlënës, tejet objektiv, tejet i hapur, tejet i fokusuar, dhe, çështë më e rëndësishmja, me një respekt të lartë, jo ndaj disa standardeve të caktuara, por ndaj standardeve.

Cila është pikëpamja juaj mbi raportin para-zgjedhor të ODIHR-it? Kur i hedh një vështrim, duket një raport mjaft i fortë në termat e problemeve.

Them se kemi të bëjmë me shkollën e 2011-s, e jo me shkollën e 2009-s.

Që është gjë e mirë?

Shpresoj që të jetë.

A mendoni se ka një numër të mjaftueshëm vëzhguesish në Shqipëri për të mbuluar të gjithë territorin?

Nuk e di. Por nuk besoj në monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Nuk besoni?

Jo! E kam thënë dhe më parë! Është opinioni im personal! Nuk be

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›