Mediu: Zgjedhje afatgjatë, sa i takon përmbytjeve

Gjetja e zgjidhje aftatgjatë për të parandaluar përmbytjet dhe efektet sociale, ka qenë edhe thelbi i takimit të komisioneve të përbashkëta Shqipëri -Mali i Zi.
Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka deklaruar se tashmë marrveshja e mirëkuptimit tashmë është kthyer në një projekt konkret, i cili pritet që të miratohet edhe në plan financiar.
Specialistë të dy vendeve kanë realizuar studimet përkatëse për të gjetur më pas edhe mënyrën dhe parandalimin e përmbytjeve që përfshinë Shkodrën në muajt e dimrit.