Qeveria ndryshon rregullat për koncesionet
Sipas vendimit të gjitha shoqëritë koncesionare, të cilat, deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi, nuk e kanë parashikuar afatin e nevojshëm të marrjes së këtyre lejeve në kontratat koncesionare përkatëse, kanë të drejtë ta shtyjnë afatin sipas përcaktimeve të paragrafit të mësipërm, nga data e hyrjes në fuqi të kontratës. Ndërkohë shtyrja e afatit të pasqyrohet, për çdo rast, në kontratat shtesë të palëve në koncesion. Ministri përgjegjës i miraton këto kontrata, të cilat hyjnë në fuqi me firmosjen e saj nga palët. Në vendim mësohet se ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës nxjerr udhëzimin për të përcaktuar afatet konkrete, brenda afateve të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, për çdo hidrocentral.
Shtohet drejtoria e marrëdhënieve me jashtë në drejtorinë e doganave
Shtohet një drejtori e re në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Qeveria vendosi dje krijimin e Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë. Kjo drejtori përgatit, në bashkëpunim me drejtorinë juridike, marrëveshjet e asistencës administrative dypalëshe për çështje doganore, si dhe protokollet e bashkëpunimit me këto administrata. Gjithashtu, kjo drejtori do të ndjekë dhe menaxhon marrëdhëniet me administratat doganore t렠 vendeve të tjera e me partnerët e huaj brenda dhe jashtë vendit dhe do të përgatisë, në bashkëpunim me drejtoritë e tjera të DPD-së, sipas rastit, dokumentacionin e nevojshëm, si dhe aplikon për tu bërë pjesë dhe për të përfituar nga programe a projekte asistence, të ofruara nga organizmat e BE-së apo nga institucionet, organizmat dhe struktura të tjera, bazuar në nevojat e kërkesat e administratës doganore. Sipas vendimit drejtoria do të menaxhojë projektet e ndryshme të financuara plotësisht a pjesërisht nga BE-ja ose nga organizma/struktura të tjera, përfituese e të cilave është administrata doganore dhe do të organizojë vizita të delegacioneve doganore të huaja në Republikën e Shqipërisë dhe të delegacioneve të Doganës Shqiptare jashtë.
Ministria e Financave ul pragun për bizneset e vogla
Ulja e pragut të përfshirjes së biznesit të vogël nga 5 në 3 milion lekë pritet të jetë masa më e re fiskale e qeverisë. Burime zyrtare të ministrisë së financave e kanë konfirmuar këtë vendim i cili e zgjeron bazën e pagesës së taksës së vlerës së shtuar që është edhe taksa me peshën më të madhe në buxhet. Të njëjtat burime nuk e kanë përjashtuar mundësinë që ky ndryshim fiskal të jetë një paketë e përbashkët që shoqëron edhe shkurtimet në buxhetin e shtetit që do të ndërmerren në fillim të muajit korrik. Kjo ulje e pragut të TVSH është e dyta që qeveria ndërmerr brenda një harku kohor një vjeçar.Një vit më parë qeveria uli kufirin e xhiros për biznesin e vogël nga 8 milion lekë që ishte në 5 milion. Ky fakt solli një sërë reagimesh nga ana e biznesit. Shumë sipërmarrës u detyruan të mbyllnin aktivitetin për ta rihapur sërish, me një xhiro më të ulët për t'ju shmangur në këtë mënyrë ndryshimit në fjalë. Drafti i financave vjen në një kohë, kur buxheti i shtetit po ndesh vështirësi serioze në mbledhjen e të ardhurave. Kjo nismë së bashku me ligjin për rritjen e akcizës për disa mallra, janë masa që në thelb bien mbi konsumatorin në mënyrë indirekte, pasi biznesi pritet të rrisë menjëherë çmimet e produkteve.
Banka e Shqipërisë ndryshon procedurat e licencimit të njësive financiare
Banka e Shqipërisë do të ndryshojë procedurat për licencimin e institucioneve financiare. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare panë bankës së Shqipërisë sipas të cilave mësohet se viti 2009 finalizoi hartimin e disa rregulloreve të reja dhe njohu ndryshime në disa rregullore të tjera të mbikëqyrjes bankare. Ky proces konsideroi në vazhdimësi përputhshmërinë me dispozitat e ligjit Për bankat në Republikën e Shqipërisë, ndërthurjen me zbatimin e parimeve dhe standardeve të Komitetit të Bazelit për një mbikëqyrje efektive, direktivave të Këshillit Evropian dhe praktikave më të mira në fushën e rregullimit e mbikëqyrjes së institucioneve financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë, si dhe në veçanti duke marrë shtysë nga zhvillimet në sistemin bankar shqiptar dhe në tregjet financiare botërore, kryesisht nga kriza e fundit financiare. Procesi i hartimit dhe rishikimit të rregulloreve të mbikëqyrjes, edhe gjatë këtij viti, ka evidentuar karakterin proaktiv të autoritetit mbikëqyrës, të shfaqur në diskutimet dhe takimet e hapura me industrinë bankare për ndarjen e opinioneve lidhur me çështje me rëndësi për sistemin dhe banka të veçanta të tij.
Rritet inflacioni në eurozonë
Energjia më e shtrenjtë është arsyeja e rritjes së inflacionit vjetor për eurozonën me 1,6 për qind në muajin maj, siç edhe parashikohej, megjithëse presioni i nëndheshëm inflacionist mbetet i ulët. Të dhënat e publikuara të mërkurën treguan se edhe rritja e pagave është përshpejtuar në këtë muaj. Çmimet konsumatore në bllokun 16-anëtarësh u rritën 0,1 për qind në bazë mujorë dhe 1,6 për qind në bazë vjetore, deklaroi Eurostat-i, zyra e Statistikave e Bashkimit Evropian. Kjo ishte në linjë me pritshmërinë e tregut dhe më shumë se rritja prej 1,5 përqindësh e muajit prill. Në horizont nuk duket ndonjë kërcënim inflacionist, thotë Clemente de Lucia, ekonomist në bankën BNP Paribas. Ndërkohë që zhvlerësimi i euros pritet të nxisë çmimet e importeve, presionet e brendshme janë të pazëshme. Inflacioni bazë (që përjashton komponentët më të luhatshëm të Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve Konsumatore, që nxjerr Banka Qendrore Evropiane për bllokun, dhe që lidhet më shumë me zhvillimin e çmimeve të brendshme) shpejt do ti rikthehet tendencës rënëse, shton ai.
Bursat Evropiane zgjerojnë fitimet
Aksionet evropiane u rritën paraditen e së mërkurës, duke zgjeruar fitimet për ditën e gjashtë rresht, duke pasuar kështu fitimet e shënuara në Uoll Strit, ku treguesi S&P kapërceu për herë të parë mesataren 200 ditore. Indeksi pan-Europian FTSEurofirst 300 i aksioneve kryesore u rrit 0,4 për qind, në kuotën 1042,27 pikë. Sesionin e kaluar ky tregues u rrit 0,7 për qind, në majën më të lartë mbyllëse në mëse një muaj. Tregu i ka kapërcyer shqetësimet politike, ato mbi euron dhe borxhet sovrane, edhe pse asnjëra prej tyre nuk ka avulluar, thotë Justin Urquhart Steëart, drejtor në Seven Investment Management. Kemi një çast qetësie. Tregu i është rikthyer vlerësimeve korporative, të cilat duken të mbara, shton ai. Sektori i rëndë bankar ishte mes fituesve sot. Banco Santander, Royal Bank of Scotland dhe Societe Generale u rritën nga 1,7 në 1,9 për qind. Euro u rrit dhe preku një moment majën 2-javore, e ndihmuar nga toleranca e përmirësuar e riskut, kjo falë ngjitjes përpjetë të aksioneve amerikane, edhe pse kësaj lëvizjeje i mungonte vrulli për të prekur pikën e afërt të rezistencës.