Mediu në Gjykatën e Lartë, dy padi kundër tij
Përveç padisë së adoleshentit Roxhers Durda, në Gjykatë është depozituar edhe një padi nga Alketa Hazizaj, të dy banorë të fshatit Gërdec. Mediu është paraqitur pranë Gjykatës së Lartë rreth orës 09:00, ku pritet të jetë i pranishëm para togave të zeza. Më shumë se dy vjet pas ndodhjes së tragjedisë, Mediu ka vendosur të paraqitet vetë në Gjykatë, gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Ministri aktual i Mjedisit, ishte i shoqëruar edhe nga dy avokatët e tij. Kjo është seanca e parë për padinë e Durdës, ku mund të vendoset edhe për një pajtim midis palësh, por nëse kjo nuk do të ndodhë, atëhetë Mediu pritet të përballet me seanca gjyqësore. Në bazë të Kodit Penal, dy të palë në gjyq mund të vendosin për rënien në ujdi, e nëse kjo dë të ndodhë, palët do të mbyllin çështjen këtu.