Mediu në Kukës: Gjatë mandatit 2, primar arsimi
"Investimet në mandatin e dytë do të jenë edhe më të mëdha se 4 vitet e para të qeverisjes së djathtë, pasi arsimimi i brezit të ri përbën të ardhmen e vendit”, tha ne Kukes Mediu.
KUKES- Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi nga qyteti i Kukësit se, “gjatë mandatit të dytë të qeverisjes së djathtë rëndësi primare do të ketë arsimi”.
"Investimet në mandatin e dytë do të jenë edhe më të mëdha se 4 vitet e para të qeverisjes së djathtë, pasi arsimimi i brezit të ri përbën të ardhmen e vendit”, tha Mediu.
Pasi analizoi sukseset e arritura nga koalicioni i djathtë gjatë kësaj legjislature, Mediu shprehu bindjen se, “pas anëtarësimit në NATO, ky koalicion në mandatin e dytë, pas zgjedhjeve të 28 qershorit, do të vazhdojë punën me të tjera reforma të suksesshme, që do të finalizojnë anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.
(d.b/BalkanWeb)