E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu ne Mirdite: Votoni te djathten, shansin per ne BE

Mirdita ishte ndalesa e radhes se kreut te Partise Republikane, Fatmir Mediu. Gjate fjales se tij Mediu u shpreh se zgjedhjet e ardhshme jane te nje rendesie te madhe, pasi shqiptaret do te votojne per te ardhmen e tyre, si dhe shprehu bindjen se zgjedhjet do te jene te nje standardi te larte, te lira dhe transparente. "28 qershori eshte dita e thirrjes se koshiences sone kombetare, per te vazhduar si nje komb i vetem me nje te ardhme 'Sot ne NATO, neser ne BE', dita e ndergjegjes sone personale deklaroi kryetari i PR-se ne fjalen e tij. Ai ka nenvizuar se me voten e djathte, shqiptaret kane shanse per t'i dhene buzeqeshje femijeve, prinderve tane qe te shijojne se bashku me ne te sotmen dhe te nesermen. Eshte shansi per te hedhur hapin e sigurt qe ne te jemi pjese e BE-se. "Votoni Partine Republikane, votoni Nr. 16", ka qene thirrja qe ka leshuar Mediu ne Rreshen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›