Bregu e Fortuzi: Rama abuzoi me ndertimin e pallatit
Ministria e Integrimit, njekohesisht kandidatja e PD-se ne Tirane, se bashku me kandidatin Indrit Fortuzi, gjate nje takimi qe zhvilluan me banoret e rruges, "Jordan Misja" konstatuan nje abuzim te bere nga kryebashkiaku i Tiranes, Rama ne lidhje me dhenien e nje leje ndertimi. Banoret kane denoncuar ndertimin e ketij pallati, pasi sic u shprehen ata, eshte absurde te bllokohet nyja kryesore per hyrjen ne banesat e tyre, cka e ben te pamundur qe ne raste emergjente, zjarrfikeset dhe autoambulancat te depertojne ne thellesi. Banoret thone se shqetesimit te tyre, bashkia e Tiranes i eshte kunderpergjigjur me nje injorim total. Bregu dhe Fortuzi, garantuan se do te nderhyjne menjehere me rruge institucionale per bllokimin e kesaj afere korruptive dhe penalizimin e pergjegjesve. Po keshtu kandidatet e PD-se, gjate nje takimi me banoret e "Bregut te Lumit" deklaruan se brenda nje jave, procesi i legalizimeve shkon drejt fundit. "Lajmi i mire qe mund t'ju them eshte se brenda nje jave, legalizimet perfundojne dhe ju do te keni shtepite tuaja me dokumente ligjore. Ju do te jeni pronaret e shtepive tuaja", u shpreh kandidatja Bregu.