E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu prezanton kandidatin e PR në Laç: PS, pengesë historike e integrimit në BE

Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi nje takim ne qytetin e Laçit,
ku para qindra simpatizanteve prezantoi kandidatin e PR, zotin Besnik LLeshi.

Gjate ketij takimi zoti Mediu u shpreh se “Duke votuar numrin 45, Partine Republikane, ju keni votuar per nje te ardhme e cila nepermjet besimit zot dhe shenjterise se prones, do te punoje per nje familje shqiptare me vlera dhe moral te larte dhe nje komb te bashkuar ne evropen e bashkuar”.

Kryetari i republikaneve theksoi gjithashtu se ka ardhur koha qe qytetaret e Kurbinit dhe mbare Shqiperise, me 23 qershor, te gjykojne dhe te zgjedhin per rrugen evropiane te shqiptareve, rruge ne te cilen socialistet historikisht kane nxjerre pengesa ne integrimin e shqiptareve ne BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›