Librazhd, plagosi të motrën me thikë, në pranga autori
Policia e Librazhdit ka vënë në pranga shtetasin Flori Balliu. Arrestimi i tij u bë pasi ai kishte plagosur të motrën me thikë, pas një konflikti të castit mes tyre. E plagosura V. Balliu ndodhet nën kujdesin mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkaq blutë e Librazhdit kanë arrestuar edhe një tjetër shtetas për dhunë në familje. Tefik Albrahimi është ndaluar pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Nga ana tjetër policia e Elbasanit ka arrestuar Ferit Dalipin, pasi ka kanosur me armë gjahu shtetasin me iniciale F.N. Sipas bluve ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive pronësie mes Ferit Dalipit dhe F.N